Juristi Romeo Kara ka publikuar në rrjetet sociale teserën e anëtarësimit në Partinë Komuniste të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Romeo Kara e uron Berishën, nisur nga fakti se teserën e ka marrë pikërisht në ditën e themelimit të partisë së tij.
“Nje “urim” për komunistin nr. 108 690 qe e pati shume merak të hynte në parti, pikerisht diten e themelimit te partise se tij.
Në 8 Nentor 1968, i nxitur nga revolucioni kulturor kinez, kenga Padam-Padam e Edit Piaf dhe tregimet e gjyshit per Çamerine e Kuvajtin, u kurorezua KOMUNIST vete ai, “legjenda”, “gjigandi”, “Skenderbeu i II” i shqiptareve, Sali Ram Berisha.”, shkruan Romeo Kara.