Juristi Romeo Kara i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan” u shpreh se për të SPAK ka dështuar, por ideja e SPAK-ut jo.
Sipas tij SPAK ka përkrahje shumë të fortë dhe nëse do të hetojë çështje askush nuk mund t’i kërcënojë të mos e bëjnë. Juristi Romeo Kara gjithashtu u shpreh se ka çuar në SPAK disa çështje të cilat ia kanë mbyllur
“Për mua SPAK ka dështuar, por ideja e SPAK jo. SPAK duhet të kishte bërë shumë. Ata kanë përkrahje shumë të fortë dhe mund të punojnë po të duan sepse askush nuk guxon ti kërcënojë. Unë kam qenë në të tjera kushte dhe kam prekur çështje që ata as nuk i janë afruar.
Unë kam çuar çështje në SPAK dhe i kanë mbyllur. SPAK pret urdhër politik a nuk e di çfarë pret. SPAK ende se ka gjetur dinjitetin e tij. SPAK do vihet në lëvizje kur të hetohen disa për shkarkim detyre”, tha Kara.