Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë të dhënë sëfundmi akuzoi PS-së se iu ka vënë roje kandidatëve të partisë së saj dhe përjashtoi pretendimin se LSI ble votat.
Mirëpo pas kësaj deklarate të Kryemadhit ka ardhur reagimi i menjëhershëm i juristit Romeo Kara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, juristi shkruan se Kryemadhi e nisi fushatën me pretendimin se do t’i vjedhin votat, por do e përfundojë me pretendimin se i vodhën deputetët dhe partinë.
“Dokto’rrresha e nisi fushaten me pretendimin se, do t’i vjedhin votat, por do e perfundoje me pretendimin se, i vodhen deputetet dhe partine”, shkruan juristi Romeo Kara.