osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Juristi Romeo Kara: Kastriot Ismailaj më i sigurt në burg se tani që është jashtë, ruhet nga Meta! Do kallëzoj SPAK-un nëse s’e heton kreun e PL-së

Juristi Romeo Kara: Kastriot Ismailaj më i sigurt në burg se tani që është jashtë, ruhet nga Meta! Do kallëzoj SPAK-un nëse s’e heton kreun e PL-së

Romeo Kara, juristi, i cili denoncoi aferën 400 milion euro të CEZ-DIA në një intervistë në “Studio Live” në Report Tv tha se ndonëse Kastriot Ismailaj u lirua sipas tij nuk është mbyllur çështja e korrupsionit. Kara u shpreh se në krye të kësaj afere është Ilir Meta. Nëse SPAK nuk heton Metën, juristi shtoi se do bëjë kallëzim

Kastriot Ismailaj pronari i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta është liruar dje nga burgu. Ismailaj i vetmi i ndëshkuar për këtë çështje u dënua me 11 vjet burgim në tetor të vitit 2017, dhe nga 12 maji i 2017 deri dje kur autoritetet e liruan ai qëndroi në burgun e Fierit.

Romeo Kara, juristi, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA, në një intervistë në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se ndonëse Ismailaj u lirua, mbetet ende e hapur çështja e korrupsionit për zyrtarët që sipas tij janë të përfshirë.

“Me këtë lirim mbyllet çështja e mashtrimit dhe vjedhjes së shumave të mëdha por jo çështja e korrupsionit. Së pari është njëlloj drejtësie që është bërë standart në Shqipëri.

Një person i fuqishëm ka vuajtur në burg gati maksimalisht. Pjesa tjetër do të jetë për korrupsion dhe krim të organizuar dhe pastrim parash që duhet të vijojë. Te pjesa e parë kemi një fitore të Shqipërisë për herë të parë për këtë rast. Për herë të parë një person dënohet për këtë lloj vepre”, tha Kara.

“Kurban” për këtë aferë, juristi Kara u shpreh duhet të ishin bërë Sali Berisha dhe Ilir Meta, për të cilët sipas tij ka prova se kanë qenë të lidhur me Kastriot Ismailajn.

“Këta janë hajdutë ordinerë të veshur me kostume shumë të shtrenjtë, me dinjitet shumë të ulët. Turpi i SPAK është që merret me cironkat e Rovena Vodës. Kemi dhe prova, çfarë duan më tepër këta. Po të bëhej Meta me Berishën kurban i drejtësisë nuk do të kishim sot inceneratorë. Krahu tjetër bën inceneratorë, por nuk çuan partinë atje për të bërë presion. Tani çfarë bën SPAK, nëse këta vijnë na kërcasin dhëmbët, po merremi me këta që janë të urtë. Po kalojnë te PS”, u shpreh ai.

I konsideruar dikur si dora e Ilir Metës në aferën CEZ-DIA, Ismailaj, sipas juristit është më i rrezikuar tashmë që ka dalë nga burgu dhe duhet të ruhet.

“Ai nuk besoj se pi kafe poshtë ballkonit të vetë tani që është liruar. Do ruhet edhe nga Meta. Ai është rrezik për Metën. Ai në burg do ishte më i sigurtë. Atij nuk i ha më barku për Metën dhe Metës për atë. Meta i çoi kallahusë në burg, për çfarë ia çoi?”.

Nëse Ilir Meta nuk hetohet, Kara është shprehur se do të bëjë kallëzim ndaj SPAK për shpërdorim detyre.

“Ky lirim nuk ka më vlerën e një suksesi që u arrit nga drejtësia. Por ka këtë që këta s’e kanë ndërmend të merren me Metën. Ai është në krye të kësaj afere. Së shpejti do bëj kallëzim në SPAK për shpërdorim detyre të SPAK. Nëse këta s’e bëjnë këtë punë do të merrem unë. Këta janë peng një pjesë e tyre kanë lidhje me Metën një pjesë e tyre bëjnë Akoma me gisht”, tha ai në Report Tv.

Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK një kërkesë të Taulant Ballës për rigjykim në 2020.

Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e Ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.