osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Juristi Romeo Kara: Ja pse provat që ka zbardhur Strasburgu fundosin çetën e vrasësve të “21 janarit”! Dy skenarët e Sali Berishës për destabilitet dhe arratisje nga Shqipëria

Juristi Romeo Kara: Ja pse provat që ka zbardhur Strasburgu fundosin çetën e vrasësve të  “21 janarit”! Dy skenarët e Sali Berishës për destabilitet dhe arratisje nga Shqipëria

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 12 mars, për shqyrtimin e kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, i cili u vra në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosjen e ’21 janarit’ të kalojë në SPAK.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet me praninë e palëve në orën 13:00, pra të familjes Nikës dhe të përfaqësuesve të SPAK, ku edhe më pas do të caktohet nëse çështja do të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme.

Për juristin e njohur, Romeo Kara ky vendim pritet me vëmendje nga të gjithë, pasi nëse rihapet dosja nga SPAK, provat janë aty për të fundosur çetën e vrasësve të “21 janarit”. Sipas tij, për këtë gjë është kujdesur Strasburgu.

Ai thotë se ndryshe nga drejtësia këtu, ata e kanë shqyrtuar dhe se shqyrtojnë me lupën tonë dhe as me presionin që ka sistemi i drejtësisë në vend. Juristi thotë se mjafton edhe një provë e re për ta rihapur çështjen nga e para.

“Drejtësia është vënë për të ekuilibruar pushtetet dhe për të mbajtur në shinat e ligjit qeverisjen dhe prandaj shohim drejtësinë jo vetëm nga ana personale por sfida e shqiptareve është që ajo që na ka zhbërë dhe do na bëjë është të hiqet padrejtësia që është ulur në kolltukun e drejtësisë. I gjithë opinioni po sheh me vëmendje se si do të reagojë sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Mjafton edhe një provë e re për ta rihapur çështjen nga e para. Nëse ajo provë është që aty konstatohet organizimi që është bërë në lidhje me këtë krim, aq më tepër rastin e Aleks Nikës që ka qenë jashtë rrethimit dhe ka qenë në trotuar që s’ka pasur lidhje me përplasjen me punonjësit e gardës.

Strasburgu ka thënë që jo vetëm është krim shtetëror por janë prishur edhe provat dhe se qeveria ka penguar drejtësinë. Ne po presim, jemi të bindur se Strasburgu ka të drejtë sepse ata e kanë shqyrtuar dhe se shqyrtojnë me lupën tonë dhe as me presionin që ka sistemi i drejtësisë në vend.

Shpresoj që ata ti hyjnë investigimit sa më shpejt dhe ta çojnë në rrugën e duhur. Unë them se Prokuroria e Tiranës e ka merituar me kohë damkën si një prokurori inaktive. Kjo çështje nuk i takon prokurorisë dhe besimi tek ajo është zero, si nga ne edhe nga familjarët e viktimave. Kjo prokurori mbyll çështje dhe nuk i heton sipas parametrave të drejtësisë”, tha Romeo Kara.

2 skenarët e Berishës

Juristi Romeo Kara komentoi dhe vendimin nga Gjykata e Posaçme, të cilët ndryshuan masën për Vangjush Dakon në arrest shtëpie nga arrest me burg. Ai e quan një vendim të drejtë sipas ligjit dhe bën një krahasim me vendimin që u mor për Sali Berishën. Romoe Kara thotë se Gjykata u detyrua ta çonte në “arrest shtëpie” për shkak se ai nuk po zbatonte kërkesat e tyre.

Frika e tyre ishte se ai do të arratisej nga vendi, ose do të shkaktojë destabilitet. “Unë i kam lexuar të dyja vendimet e gjykatës. Vendimi parë ka qenë 200 faqe, tjetri 40 e ca dhe janë vendime të mirëarsyetuara dhe mendime të tilla është hera e parë që jepen kaq të arsyetuara për masë arresti. Nëse lexon ato vendime kupton se ajo ka dhënë një vendim të drejtë.

Gjykata ka thënë mund të kryej një vepër tjetër për Berishën ose të iki jashtë. Ai nuk donte të zbatonte vendimin dhe kështu u vendos që ai të rrijë në arrest shtëpie. Nuk e shohim masën e arresti si dënim, por sa më pak masa arresti, por për atë e kanë parë të tillë sepse ka fuqi destabilizuese dhe po luan me kartën e destabilizimit. Në lidhje me vendimin për Dako nuk kam informacion, por mund edhe të jetë një vendim i drejtë dhe i arsyetuar.

Ai ka qenë një izolim ka bërë një kërkesë dhe gjykata e ka parë të arsyeshme”, tha ai. Nga ana tjetër, Romeo Kara thotë se: SPAK duhet që ta shoh më një sy tjetër sepse Berisha pavarësisht se ai beson se është engjëll dhe po na fluturon sepse kujton se ka krahë më mirë ta lënë të lirë që të shkoj në Kuvend, por të mos e lënë që të dal jashtë gardhit, pra jashtë vendit.”