osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Juristi Romeo Kara denoncon, drejtësia hesht! Ja ku i kanë fshehur paratë pushtetarët, nga vilat në Londër te minierat e Kongos, përfshirja e mikut të Metës dhe lista me emrat që erdhi në Tiranë

Juristi Romeo Kara denoncon, drejtësia hesht! Ja ku i kanë fshehur paratë pushtetarët, nga vilat në Londër te minierat e Kongos, përfshirja e mikut të Metës dhe lista me emrat që erdhi në Tiranë

Juristi Romeo Kara, në një intervistë për gazetën “SOT” ka komentuar situatën politike në vend, por jo vetëm. Ai e sheh si të tensionuar situatën si para ashtu dhe pas zgjedhjeve, ndërsa akuzon politikën se është e fokusuar vetëm te pazaret.

Por ai është ndalur dhe te disa detaje të tjera, duke deklaruar se shumë politikanë kanë fshehur para jashtë vendit. Ai ka thënë se ka të dhëna për disa vila në Londër, ndërsa ka treguar detaje mbi disa investime në minierat e Kongos.

-Zoti Kara, 2020 ishte një vit mjaft i tensionuar politik. Tashmë kemi hyrë në vitin zgjedhor. Si e shihni klimën politike në vend? Mendoni se zgjedhjet e 2021 do sjellin ndonjë ndryshim?

Kjo pyetje përmban realisht dy pyetje dhe unë po e nis me klimën politike. Prej kohësh klima politike në Shqipëri është e acaruar dhe karakterizohet si konfliktuale me pushime të shkurtra për të nisur konfliktin e radhës. Morali i politikës tashmë është në kuotën zero dhe politika është njehsuar totalisht me pazarin. Pikërisht në vitin 2020 e përdori termin pazar për politikën shqiptare edhe ambasadorja Kim, term i cili nuk mori asnjë kundërshtim nga pazarxhinjtë e pushtetit dhe të opozitës ish-pushtet.

Pozitë dhe opozitë janë tashmë të sprovuar më shumë se një herë në drejtimin e vendit dhe nuk kanë bërë asgjë më shumë se sa e kanë drejtuar vendin nga humbja në humbje në të gjitha fushat, veçanërisht në humbjen e shpresës. Krahasuar me vitet e para të ‘90, cilësia e deputetëve dhe administratës shtetërore është një variabël vetëm në regres, dhe si përfundim kemi deputetë, kryetarë bashkish etj., që jo vetëm vijnë nga bota më ordinere e krimit, por nuk kanë as edukimin më minimal për të qenë përfaqësues të denjë të popullit dhe mbrojtës të interesave të tij.

Tashmë në të njëjtin sahan e gjen rëndomë kriminelin, politikanin, gjyqtarin, prokurorin dhe oligarkun. Grupet e interesit kriminal janë më të organizuara se kurrë, ndërsa qëndron i vetmi pa asnjë grupim përfaqësues interesash, populli. Viti 2020 ravijëzoi akoma më shumë agoninë e të gjithë sistemit politik, i cili është kthyer qartë në një sistem politik antivlerë, antipopull, antishqiptar dhe antihuman. Problemi më i madh i shqiptarëve sot është pikërisht ky sistem politik pengmarrës dhe denigrues i fatit të tij.

-Çfarë do të sjellë viti 2021?

Me këtë Kod Zgjedhor, që shpreh dhe mbron interesat vetëm të pozitës dhe opozitës ish-pozitë, nuk do të ketë asnjë ndryshim për mirë në kursin e politikës shqiptare në të gjitha parametrat.

Shqiptarët e vërtetë përsëri nuk do të mund të fitojnë vendin që iu takon, populli do të privohet të zgjedhë midis së mirës, por do të jetë i detyruar të zgjedhë midis së sotmes dhe të djeshmes. Ne aspirojmë për ndryshim, por ndryshimi kurrë nuk do të vijë nëse nuk ndryshon sjellja jonë, qasja ndaj politikës, Kodi Zgjedhor, njerëzit, partitë etj.

Megjithatë, sido që të dali rezultati i këtyre zgjedhjeve, kriza politike nuk do të zgjidhet. Siç duken bathët, Shqipëria nuk do ta ketë të largët një revoltë të përgjithshme popullore antiestablishment. Ndryshimi i shumëpritur do të vijë Shumë shpejt dhe i sigurt nëse populli do ta abandonojë këtë establishment politik, do t’i drejtohet mosbindjes së përgjithshme civile dhe do të marrë në dorë fatet e tij duke qenë vendimmarrës direkt nëpërmjet instalimit të referendumeve të përgjithshme dhe lokale. Ka ardhur koha që sovraniteti t’u merret uzurpuesve pazarxhinj dhe t’i kthehet popullit.

-Si shpjegohet që kemi një lëvizje të boshtit të betejës? Kryeministri është fokusuar më shumë te presidenti, ku nuk mungojnë sulmet e akuzat mes tyre, ndërsa përplasjet me Bashën janë minimale.

Ja u theksova edhe më lart se, politika jonë karakterizohet nga pazari dhe ajo në të vërtetë është vetëm një pazar ordiner në kuptimin e plotë të fjalës. Ka pasur edhe më parë pazare midis PD dhe PS për ta eliminuar politikisht Metën, por që kanë dështuar sepse ai ka ditur që t’i imponohet kësaj loje politike të cilën ai e njeh mjaft mirë. Sigurisht që Basha sheh te Meta një kërcënim real, pasi Meta është tashmë një nga liderët de facto të opozitës. Me urdhër të Berishës, edhe vetë Basha doli në bulevard dhe sheshin Nënë Tereza më 2 Mars 2020, kur Meta dha shfaqjen dhe mesazhin e radhës për pazarin e radhës.

Në atë shesh, militantët e PD-së e pranuan si lider Metën dhe këtë gjë Basha e kupton më së miri. Basha nuk është për t’u marrë shumë seriozisht sepse fijet e vërteta në PD i luan vetëm Berisha. Është Berisha ai që mban Bashën në krye të PD-së, por që miklon edhe Metën. Berisha e di mirë se vetëm e ka pothuaj të pamundur që ta marrë pushtetin, prandaj nuk ka ndërmend që tashmë ta lëshojë Metën.

Mirëpo Meta është i paparashikueshëm, prandaj për ta hequr qafe herë pas here rivjen në skenë varianti i rrënimit të LSI-së. Në këtë këndvështrim rigjallërohen lidhjet e pushtetit me Berishën, lidhje të cilat janë reale dhe shumë të fuqishme. Media duhet ta zbardhë aferën e DH Albania.

Dhoma e noterëve të Delaware ka konfirmuar aksionerët e kësaj kompanie dhe ky konfirmim i është dërguar në dijeninë time edhe ambasadës së USA në Shqipëri. Një nga aksionerët është një nga këshilltarët e Berishës, një person që është përzier edhe në aferën e privatizimit të CEZ-it. Jo rastësisht kjo aferë nuk u godit nga PD dhe Berisha që nuk le rast që t’i humbi kur ia kërkon interesi i tij.

E gjithë zhurma e PD-së u ngrit lidhur me kompensimin e pronarëve që prekeshin nga zgjerimi i Unazës së Re, por ajo kurrë nuk e trajtoi korrupsionin lidhur me këtë aferë.

Simbolikisht, politikisht DH Albania zotërohet nga PD dhe PS, ashtu siç zotërohet edhe fati ynë prej 30 vitesh.

-Përfaqësues të LSI kanë paralajmëruar trazira pas 25 prillit nëse humbasin. Mendoni se do kemi tensione pas zgjedhjeve?

Sigurisht që unë situatën paszgjedhore e shoh vetëm të tensionuar. PD dhe LSI çdo humbje të mundshme të tyre po përgatiten ta servirin si vjedhje dhe tjetërsim vote. Militantët e tyre të mësuar me zhvatjen e fondeve publike, nuk mund të presin edhe katër vjet të tjera pa futur duart në thela. Sigurisht që do të kemi tensione paszgjedhore, nëse pazari politik do të zhgënjejë ndonjë nga tre forcat kryesore politike.

-Meqë jemi te LSI, kjo parti po përballet me largime të shumta. Nasip Naço ishte i fundit që u largua. Si i shihni këto largime? Pse po braktiset kjo parti?

LSI sigurisht që vetëm parti nuk është. Ajo më saktë mund të quhet një bandë politike. Idealizmi politik, nuk ka të bëjë në asnjë moment të vetëm me këtë bandë. LSI është vetëm një sipërmarrje personale e Metës, një sipërmarrje e pastër me qëllim kapjen e shtetit, financave publike dhe institucioneve të drejtësisë. Rama është veteran në politikë, dhe e di rëndësinë e miklimit dhe blerjes së kundërshtarëve. Më shumë se sa ai do të forcojë partinë e tij, ai kërkon rrënimin e LSI-së. Këtë qëllim kanë këto transfertat e pafederuara apo gjysmë të federuara të kohëve të fundit.

Ata që militojnë brenda LSI-së e dinë edhe më mirë se ne që prej asaj bande duhet të largohesh sa je në kohë sepse ata kanë vajtur të fitojnë atje dhe jo të bëhen kurban për Liken dhe Monikën.

Koordinimi në heshtje PD-PS për ta shkrirë LSI-në, heshtja e PR-së për listat dhe alergjia që krijon Monika me praninë e saj, shoqëruar me premtimet e Ramës, sigurisht që këtë dukuri do të krijonin tek banda LSI. Për Nasip Naçon kam menduar se ai do të largohej më herët prej atij llumi, sepse realisht e kam ditur se nuk ka të bëjë me atë parti.

Unë prej vitit 2016 jam prononcuar në media duke iu referuar pozitivisht personit të tij, pasi ka kundërshtuar i vetëm përpjekjet për të ndryshuar tarifën e çmimit të rregulluar të energjisë në favor të palës çeke dhe disfavor të buxhetit të shtetit. Unë kam konstatuar se në vitin 2012 ka pasur një debat zyrtar, me shkresa lidhur përsa më sipër midis tij dhe ministrin e Financave të asaj kohe Ridvan Bode.

Unë kam konstatuar gjithashtu se ai kur ishte ministër prishi monopolin që kishte CEZ-i në sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike, gjë që e ka vënë nën sulme direkte nga CEZ-i dhe persona që sot janë në burg për vjedhjen e parave publike.

-Ka zëra që thonë se ndërkombëtarët nuk i duan më Berishën e Metën në politikë. Si i shihni raportet e tyre me ndërkombëtarët? Ambasada e SHBA dhe Brukseli kanë reaguar disa herë kundër Berishës mbi sulmet ndaj reformës në drejtësi.

Ndërkombëtarët kanë kohë që i kanë anatemuar këta dy oligarkë të politikës shqiptare, por jo vetëm këta. Pothuaj i gjithë establishmenti politik po anatemohet prej tyre, përfshirë edhe Ramën. Partnerët europianë dhe ata amerikanë në veçanti, kanë një qëndrim mosaprovues ndaj kësaj politike. Ata e anatemojnë politikën e rrënimit të institucioneve shtetërore, të drejtësisë, medias së lirë dhe sigurisë juridike.

Ata anatemojnë rrënimin e procesit të lirë të votimit dhe ngritjen e kultit të individit si shprehje e lindjes dhe forcimit të autokracisë dhe rrënimit të demokracisë së brishtë shqiptare. Ata anatemojnë çdo faktor që pengon ngritjen dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Ata janë të bindur se Berisha dhe Meta jo vetëm që nuk nevojiten më në politikë, por ata janë vetë problemi që mban peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

-Për të kaluar në një tjetër temë. Shpresat janë që reforma në drejtësi do japë efekt dhe do shkojë te zyrtarët e lartë. Ju keni folur shpesh për korrupsionin shtetëror apo pronat e pasuritë e pushtetarëve. Thuhet që shumë emra kanë pasuri jashtë vendit. Ju keni ndonjë informacion a ka politikanë që kanë prona dhe para të fshehura diku jashtë?

Shpresa asnjëherë nuk vdes, sepse e tillë është ajo, por me këtë pseudoreformë për drejtësi, as që bëhet fjalë se korrupsioni i nivelit të lartë do të luftohet seriozisht. Asgjë nuk ka ndryshuar në sistemin e drejtësisë, as njerëzit, as zyrat dhe as zakonet. Përkundrazi kemi një sistem gjysmë të paralizuar dhe jashtë funksionit në prag të kolapsit të plotë. Reforma serioze do të duhej të bëhej brenda gjashtë muajsh. Rreth vitit 2008, presidentit shqiptar të asaj kohe, shërbimet inteligjente të disa vendeve partnere i ofruan një listë të gjatë me emrat e shqiptarëve që pastronin paratë në emër të krimit të organizuar dhe politikës së korruptuar.

Pra, pothuaj gjithçka dihet, thjesht duhet një vullnet për t’u përballur me këtë sfidë. Patjetër që zorzopët e politikës kanë pasuri jashtë vendit, se ata e dinë më mirë se ne që ky akoma nuk është vend, pikërisht prej punës së tyre dhe nuk do të bëhet vend normal për sa kohë do të vidhet prej tyre. Duke qenë të vetëdijshëm për këtë gjë, ata e duan këtë vend vetëm për ta vjedhur dhe për ta çuar familjen e tyre për të banuar jashtë vendit.

-Ju shpesh keni folur për një shtëpi në Britani, madje keni nxjerrë dhe foto. Çfarë mund të na thoni për vilën në zonën e tretë, Muswell Hill, Londër?

Kam informacion për disa vila në zona preferenciale në Londër, për të cilat thuhet se iu përkasin disa politikanëve që iu dhemb barku shumë për hallet e këtij populli. Unë kam besim, se deshpronësimi i hajdutëve të politikës, përveç shumë anëve pozitive do t’i ofronte arkës së shtetit dhjetëra miliardë euro.

-Po për minierat në Kongo çfarë mund të na thoni? Kur denoncuat skandalin e CEZ-DIA ju e keni përmendur si shtet. A janë dërguar apo investuar para aty?

Nga Kongo u transferuan në Shqipëri rreth 20 milionë dollarë. Sigurisht që aty kemi pasur të bëjmë me një aktivitet të pastër korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi parash, nga ana e mikut të Metës, Kastriot Ismailaj. Aty u krye një transfertë lidhur me një koncesion minierash tërësisht në kushtet e mashtrimit, por në një moment të caktuar Parlamenti kongolez arriti të reagojë pozitivisht dhe i dha fund maskaradës, gjë që nuk ka ndërmend të ndodhë këtu me lukuninë e koncesioneve.

Gjithsesi ne arritëm të konfiskojmë rreth pesë milionë euro nga paratë e transferuara nga Kongo, ndërkohë që shuma e konfiskuar nga shteti shqiptar në vitin 2019 ishte vetëm 30 mijë euro. Sigurisht që rol negativ kanë luajtur gjykatat që kanë hedhur poshtë veprimet e policisë. Nëse shteti do të jetë i interesuar, unë mund ta zbardh në detaje edhe aferën e Kongos. Do t’ju them vetëm një fakt domethënës se sa fuqi krijoi korrupsioni shqiptar në Kongo. Kur një ish-drejtues i Albpetrolit tonë vizitoi Kongon, ai rrezikoi të vritej nëse do të dilte nga hoteli.

Ai u informua edhe nga konsullatat belge dhe amerikane që mos të dilte për asnjë arsye nga hoteli edhe nëse e kërkonte vetë policia. Ai person mësoi se, mafiozët shqiptarë që vepronin në Kongo, kishin urdhëruar që ai të vritej sepse ata dyshonin se mos ai po mblidhte të dhëna për aktivitetin e tyre të pastrimit të parave.

-A ka politikanë në Shqipëri të lidhur me grupet kriminale?

Pyetja e duhur do të ishte: A ka politikanë shqiptarë të palidhur me krimin, sepse shumica absolute janë lyer e përlyer me krimin dhe janë vetë koka e krimit? Kjo periudhë turpi, është periudha e artë e krimit, periudha e apogjeut të krimit. Për turpin tonë, kemi pasur deputetë kokë e këmbë kriminelë, që merrnin pjesë në komisionin parlamentar të sigurisë dhe mbrojtjes.

Le të mos i përmendim rastet edhe kur flenë realisht në të njëjtin krevat edhe me superkrimin.

Ky është realiteti./Intervistoi KLITI TOPALLI