osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Juristi Romeo Kara denigron Sali Berishën, nuk i lë gjë pa nxjerrë: Komunist në edukim, diktator dhe grabitqar në qeverisje! Ata që i shkojnë pas, paçin fatin e tij

Juristi Romeo Kara denigron Sali Berishën, nuk i lë gjë pa nxjerrë: Komunist në edukim, diktator dhe grabitqar në qeverisje! Ata që i shkojnë pas, paçin fatin e tij

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me deklaratat e fundit që ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha në lidhej me shpalljen e tij ‘non grata’ dhe synimet për të marrë kreun e PD-së.

Romeo Kara ia numëron ‘një për një’ Berishës gjithë ‘të zezat’, sikurse shprehet ai.

Postimi i plotë:

Faktet dhe provat ne mbeshtetje te fakteve, nuk kane lidhje me ate qe kurre nuk i ka pranuar te vertetat e tij, qe kurre nuk i intereson e verteta dhe qe me dhune dhe intriga, ka barazuar interesat e tij, me ato te partise se tij dhe vendit te tij.

Pas largimit te beniaminit te tij nga kreu i PD-se, interesat e ketij grupimi politik, rrezikohen seriozisht te kushtezohen nga raporti USA-BERISHA. E njejta gje do te ndodhte me Shqiperine, nese largqofte ai mbin serish ne krye te shtetit.

Bajraktar ne lindje, komunist ne edukim, diktator dhe grabitqar ne qeverisje, Berisha vetem me dinjitetin nuk ka lidhje.

Ai lufton thjesht per mbijetesen e tij, ndersa lakon non stop fjalen dinjitet.

Nese do te kishte dy grame dinjitet, ai nuk do te ishte bere komunisti me i eger i bluzave te bardha, inspirues i skemave piramidale, privatizimeve abuzive, shtypes i protestave, shtypit te lire, nxites i vrasjeve ne vendlindjen e tij, rrenues i demokracise ne vete partine e tij, pengmarres i institucioneve dhe hajduti me i madh i pasurise kombetare.

Cili nga keto dinjitete iu prek Berishes: ai i komunistit kur mohoi takimin me Enverin, i presidentit diktator qe coi vendin ne lufte civile dhe qe mohoi ekzistencen e piramidave, i zjarrvenesit dhe vrasesit te Tropojes, qeverisjes me familjen dhe per familjen, Gerdecit ku mohoi baxhanakun, e shume bemave te cilat do te duhet nje leter me format A0 per ti renditur te gjitha.

Une dhe shume si une, e perceptojme si hajdut, te ndotur, te poshter dhe antishqiptar ne te gjithe qenien e tij, prandaj peshtjellohemi jo vetem figurativisht kur flet per dinjitetin njeriu i 1001 mekateve, ai qe i vodhi shqiptareve jeten, lirine dhe atdheun, ai qe paradoksialisht nuk eshte sot pas hekurave te burgut.

Pikerisht ky vjedhes i lirise, cenoi deri ne palce dinjitetin tone.

Nuk ka dinjitet pa liri, dhe nuk ka diktature jetegjate pa kufizuar lirine dhe dinjitetin.

Edhe revolucioni ukrainas i vitit 2014, revolucion dinjiteti u mbiquajt, pikerisht sepse udhehiqej nga nje shumice intelektuale, qe mbronte te drejten dhe lirine e Ukrainës, per t’a vendosur ajo vete perkatesine e saj perendimore dhe jo imponimi rus, nepermjet presionit politik, ushtarak dhe separatist.

Berisha kujton se, duke na rrokanitur koken, me perseritjen e shpeshte neper ekrane e podiume, te avazit se, ndaj tij nuk ka asnje prove dhe se ai lufton per dinjitet, ne realisht do te fillojme t’a besojme apo do te lodhemi e do te terhiqemi nga mendimi yne per te.

Ne te vertete po ndodh pikerisht e kunderta, qe ne po neveritemi dhe po e perjetojme si torture psiqike dhe fyerje intelekti kete qasje te tij ndaj ndershmerise, te vertetes dhe dinjitetit.

Po te isha ne vend te tij, do te preferoja heshtjen.

Te jesh Berisha dhe te flasesh per dinjitetin, qelb dynjane njesoj, sikur te trazosh me shkop gropen e halesë.

Per ta mbyllur, vjen tallja e fundit e radhes, kur e trajton cuarjen e nje padie ne gjykate, si nje vule vertetesie te perrallave te tij.

Shyqyr qe kemi mendte dhe syte tane, dhe dime te ndajme te thenen nga e bera, brockullat apo berishizmat nga e verteta.

Berisha gjithesesi kurre nuk do t’a pranoje te verteten dhe ne kurre atë.

Ata qe i shkojne pas, paçin fatin e tij!