osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Juristi Romeo Kara bënë thirrje: Kjo “elitë” politike si bandë kusarësh pa asnjë kauzë duhet të shkrihet…është detyra jonë!

Juristi Romeo Kara bënë thirrje: Kjo “elitë” politike si bandë kusarësh pa asnjë kauzë duhet të shkrihet…është detyra jonë!

Nje reflektim i permbledhur per çfare deshem dhe cfare duhet bere!

Ne vitin 1990, ne aspiruam per demokraci, per drejtesi, per liri, per dinjitet njerezor, per mireqenie, per barazi perpara ligjit, per shprehje te mendimeve ne liri te plote, per nje shtet, i cili do te mbronte interesat e nje numri sa me te madh njerezizh, ku ligji te ishte shfaqje e e vullnetit te mases dhe per masen.

Ne aspiruam per nje Shqiperi, ku cdokujt, do t’i jepej liria e votimit dhe shpresa per t’u zgjedhur ne te gjitha nivelet e pushtetit nepermjet meritokracise, duke ia kthyer Shqipërine shqiptareve, popullit te saj, me te drejten e plote te sovranitet, per te vendosur mbi cdo gje, per fatin e saj.

Ne aspiruam per nje Shqiperi, ku ne themel te ishte pajtimi, vellazerimi, dashuria mes njerezve, bashkepunimi i ndersjellte, pa nevojtare, te varfer dhe te dhunuar nga padrejtesia.

Ne aspiruam per nje Shqiperi pa tirani dhe tiranë, te cilet rrembejne cdo gje per vete, armiq te Zotit dhe te njerezve, mendjemedhenj, te pangopur, me deshire vetem per te kenaqur epshet e tyre, me syte e prishura nga imoraliteti, veshet te semura nga elozhet, me dashuri vetem per ata qe u zbukurojne mashtrimet qe ata iu bejne njerezve, me deshire per te mbjelle kudo spiune, inferiore, qeverisje me force dhe te shitje te cdo pune te tyre si bamiresi e ardhur vetem prej tyre.

Ne aspiruam per nje liri universale, ku primare te ishte largimi i frikes dhe i shtypjes nga shpinat e njerezve, te jetuarit me dinjitet, mbjellja e virtyteve dhe ndjenja e pergjegjesise.
Ne aspiruam per mireqenie totale dhe per zhdukjen e varferise, per nje te mire te pergjithshme dhe jo per dallime te tilla ne anen materiale, qe do te conin ne perfundime te urryera dhe te fusnin te keqen ne shpirt.

Kjo lloj ndarje, qe eshte instaluar, padyshim me kontributin e bandave politiko-partiake, ka prodhuar dhune, hasmeri, deformim ne gjykim, ngaterresa ne shkalle te gjere, sajimin e situatave te koklavitura nga ana a atyre, qe duan te arrijne pushtet e pasuri pa mundim.
Kjo ndarje ka cuar ne molepsjen e shoqerise, neverine per jeten, armiqesine e cmiren e ndersjellte, ku puna e njerit, shkon ne favor te nje tjetri.

Ne aspiruam per nje mireqenie, per zhdukjen e varferise, duke ecur ne rrugen e bashkepunimit ekonomik e te perkujdesjes materiale te ndersjellte, te ruajtjes se dinjitetit te njeriut, te perbere prej mendimit edhe punes se tij, si dhe te shenjteronim dashurine dhe tolerancen per njeri tjetrin, te organizoheshim ne baze te ligjeve te drejta, te bazuara ne fakte e prova.

Ne aspiruam t’u lehtesojme njerezve sigurimin e bukes, ujit, veshjes dhe baneses.
Ne realitetin e sotem, i pasuri, kryesisht me kostum partiak, pasurohet aty ku mungon buka e domosdoshme, per shkak te nje pushteti, i cili ka ardhur te jete sherbetor, por, ne fakt grabit te gjallin dhe te vdekurin pa dhene asnje llogari.

Ne aspiruam per nje vend, ku te zhdukej stadi i nevojes.
Largimi i nevojes eshte shkalla, qe populli te ngrihet lart, prej vendit te ulet te poshterimit.
Vetem heqja e nevojes per buken e gojes e zhduk varesine, ndjenjen e peruljes dhe te urrejtjes.

Frika prej nevojes, i ka ngurtesuar njerezit dhe te ndjejne se, jane te huaj ne kete toke, ne vendin e tyre, prej vetes se tyre, prej punes se ndershme dhe dobisjellese.

Plotesimi i nevojave te popullit do te ishte detyre e zbatuesit te ligjit dhe pushtetarit dhe jo bamiresi nga ana e tyre dhe populli nuk kishte perse te shtrinte doren e te lypte prej pushtetit te drejten e tij.

Asnjehere politika nuk pati as deshiren dhe as pergjegjesine morale e ligjore, per ta larguar popullin nga stadi i nevojes.

Cdo qytetar duhet te kishte te drejten e gezimit te bukurise se jetes.
Mospasja e ktheu dashurine ne urrejtje dhe sigurine ne rrezik.
Ky realitet, pergenjeshtron cdo lloj hipokrizie nga politika.

Mireqenia e pushtetarit apo e ish pushtetarit, nuk mund te bashkejetoje gjate, me urine e qytetarit.
Nuk ka hipokrizi me te madhe se, politika e sotme, qe kerkon te ruaje shkaqet e mireqenies dhe te sigurise se saj.
Nuk ka dhimbje me te madhe se, ai qe te shkakton kamzhiku i frikesues i varferise, te institucionalizuar nga politika.

Varferia ka sfiduar virtytet, ndrydhur zgjuarsine, sinqeritetin, rritur smiren dhe barbarizmin.
Varferia eshte pikerisht me e madhe.

Te vinim barazi ne te drejta, ne detyrimet e ne shpirtin e qeverisjes, ky ishte nje nga objektivat tane,
objektiv tashme i harruar nga elita politike.
Bashkejetesa me nje disnivel te madh, eshte si ecja e kaloresit me kembesorin, qe prish te mirat e kaloresit dhe poshteron kembesorin.

Kjo ka bere qe, njeriu te arrije ne ate gjendje, qe ti vije rende nga vetja e te ndihet i poshteruar prej jetes se tij.
Sot na duhet nje lufte reale ndaj shkaqeve, qe krijojne dallime ne pasuri ndermjet bijve te ketij vendi.
Zgjidhja e prangave te hipokrizise, dhenia liri te atyre qe se kane dhe heqja e cdo zgjedhe qe nxit nenshtrimin, friken, sherbimin e dorezimin, kjo eshte nje tjeter kerkese e kohes.

Ne aspiruam per nje shoqeri dhe qeverisje te moralshme.
Moral eshte qe te qendrosh balle per balle me tiranet dhe perfaqesuesit e forcave shtypese, qe kane sunduar ne pjesen me te madhe te etapave te historise.

Asnjehere ky moral nuk u pranua, lejua apo gjeti terren ne politiken shqiptare.
Ne aspiruam per nje pushtet, qe do te ishte sherbyes i popullit dhe jo zoteri shtypes dhe vjedhes profesioniste.
Per nje pushtet, qe do ta merrte fuqine nga vullneti i mases dhe jo nga te perzgjedhurit e dy, tre kryepartiakeve, per nje pushtet qe do te keshillohej me popullin e vet, duke ruajtur dinjitetin dhe te drejtat e njerezve.

Ne aspiruam per nje Shqiperi, ku njerezit nuk do te mbeteshin te kenaqur me padrejtesite, ku njerezit do te ngriheshim e t’i kundershtonin ato dhe te mos i nenshtroheshin presionit ose shkaqeve te tjera te se keqes, per nje Shqiperi, ku nuk do te kishte vend per fanatizmin farefisnor dhe partiak.

Kjo elite politike, duhet te largohet sa me shpejt nga skena politike, ne menyre qe e nesermja te mos jete me pushtetare, qe pushtetin e mendojne: si nje te drejte vetem te tyre, per shkak te fisit e prejardhjes, parave e ryshfeteve, traktateve dhe pazarlleqeve dhe ti shikojne te drejtat e popullit, sikur te ishin te varura vetem nga vullneti i tyre.

Qe pushteti te mos jete vetem nje e drejte, qe i takon vetem nje njeriu, qe ai te vazhdoje ta ushtroje ate aq sa deshiron ai vete dhe aq sa te duan paria dhe te afermit e tij.
Qe pushteti te mos jete me porta, qe hap deren e te mirave materiale per pushtetarin, me qellim qe te marre sa me shume prej tyre, por nje porte qe hapet per te trajtuar me pergjegjesi problemet e njerezve, qe ke nen hyqem, duke zbatuar ne cdo rast drejtesine.

Te drejtosh si duhet nje vend, do te thote t’a ruash ate prej kategorise se shperdoruesve.
Drejtimi nuk mund te jete as per shoket e as per te afermit.

Drejtimi dhe pushteti nuk mund dhe nuk duhet te vijne per shkak te lavdise se fisit dhe duke perdorur prerjen e furnizimit me ushqim, dhunen psiqike, frikesime, premtime e shtypje mendimi.
Eshte nje popull qe duhet te gjykoje punet e pushtetit e qe duhet te vendose ne favor apo kunder tij.

Eshte detyra jone ta ndergjegjesojme kete popull, qe t’i kerkoje llogari pushtetareve te tyre, te mbikqyri punet e tyre e te mos pranoje ata, qe nuk jane sherbyes te tij.
Pushtetari duhet ta marre pushtetin duke bere nje kontrate te qarte me popullin e tij, duke u imponuar ne zbatimin e saj dhe denuar per shmangien prej saj.

Pushtetari duhet te mbaje pergjegjesi te plote, per zbatimin e kesaj kontrate.
Fjala e thene nga politikani apo partia, duket te sherbeje si peng per ate politikan apo parti.

Programi i qeverise kurre te mos dale me nga programi elektoral i votuar, per te ardhur ne pushtet.
Mosmbajtja e premtimit duhet t’a beje te detyruar dhe te moralshme revolten e njerezve, dhe revolta duhet ligjeruar per cdo padrejtesi sociale.

Per arsyet qe thashe me lart, kjo elite politike duhet te shkrihet.
Ajo duhet te shkrihet, sepse eshte pa asnje kauze, se perfaqeson vetem interesat e saj, te pushtetareve dhe ishpushtetareve kusare.

Per arsye se, edhe pas 32 vitesh, kjo elite politike nuk realizoi asnje premtim te saj, ajo duhet te shkrihet.

Per arsye se, ajo eshte shkaku i se keqes qe na ka zene dhe se eshte e pallogjikshme qe te jete eliminues i saj, ajo duhet te shkrihet.

Per arsye se, nje pjese e madhe e lidershipit te saj, jane persona qe kane konsumuar vepra penale, ajo duhet te shkrihet.

Per arsye se nuk ka asnje arsye morale qe ajo te ekzistoje, ajo duhet te shkrihet.