Kur njerëzit e perceptojnë një sistem si kaotik, të paparashikueshëm dhe arbitrar, ata humbasin motivimin e tyre për të jetuar dhe shkëlqyer në atë sistem.
Per rrjedhoje, ata qe nuk zgjedhin te perballen, largohen, duke braktisur enderrat, familjen, atdheun.
Eshte pikërisht deshtimi i vete sistemit në të cilin ata jetojne e punojne, qe përcakton kryesisht sjelljen e tyre, motivimin dhe, ndoshta më e rëndësishmja, dëshirën për të mësuar dhe përmirësuar veten ne cdo aspekt.
Njerëzit tashme janë të matur në perdorimin e kohes dhe aftësive e tyre, prandaj e drejtojnë veten në te tjera sisteme, që tregojnë njëfarë lidhjeje ndërmjet përpjekjes dhe rezultatit, kontributit dhe shpërblimit, praktikës dhe
zhvillimit.