Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ komentoi reformën në Drejtësi.
Pikë së pari, Ngjela tha se për të pasur gjykata totalisht të pastra, duhet të presim ende.
Reforma në Drejtësi po bën pastrimin, por ka edhe vështirësi. Sa kohë duhet të kemi gjykata të pastruara?
Spartak Ngjela: Mos prisni që të bëhet shpejt. Do të bëhet më shpejt nga se u bë korrupsioni. Kjo është luftë kundër pushtuesit, do të ketë sakrifica, vonesa në gjyq. Më mirë të kemi vonesa dhe të vendoset drejtësia, sesa të lemë korrupsionin dhe ta marrë gjyqin ai që paguan.
Ju vetë si jetoni nga 8 vite më parë?
Spartak Ngjela: Unë s’jam rrogëtar. Unë po flas për rrogëtarët, jo për biznesin. Ai është i gjithi me lëvizje korruptive. Unë them shqiptarët, unë jam privat.