osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

”Ju qafirë të pafe, mbajeni mend këtë”, terroristët nuk sulmojnë Italinë. Ndikimi i faktorit ‘mafia’

”Ju qafirë të pafe, mbajeni mend këtë”, terroristët nuk sulmojnë Italinë. Ndikimi i faktorit ‘mafia’

Është fotoja e një djali të ri, i kthyer me shpinë, me një thikë të madhe në dorë. Përkrah tij shkruhet me shkronja të mëdha në italisht “Duhet t’i Luftosh”.

 

Fotoja u shpërnda Gushtin e shkuar në “Telegram”, aplikacionin e preferuar të ISIS-it. Ishte ftesë e hapur për “ujqit e vetmuar” që të vrisnin italianët. “Site Intelligence Group”, faqja e internetit që monitoron komunikimet e xhihadistëve, e vendosi foton pak pasi u shpërnda videoja e guerrilasve të ISIS-it në Filipines, të cilët shfaqeshin duke sulmuar një kishë katolike dhe duke grisur foto të Papa Françeskut.

 

“Ju qafirë (të pafè), mbajeni mend këtë”, thoshte personi i maskuar duke tundur gishtin para kamerës: “Do të vijmë në Romë, inshallah!” Kërcënimi i tij që prej 10,000 kilometrash distancë mund të duket si larg nga realiteti. Por dëshira e xhihadistëve për të sulmuar shtëpinë e krishterimit perëndimor është mëse reale. Prandaj është mbresëlënës fakti që Italia nuk ka qenë asnjëherë shënjestër e sulmeve si ato që kanë ndodhur në Britani, Francë, Gjermani e Spanjë. Dhe nuk ka lidhje me numrin e lartë të emigrantëve të secilit vend, sepse vetëm në gjysmën e parë të vitit 2017 Italia ka pritur 82% të të gjithë emigrantëve që kanë zbritur në Europë.

 

Disa e shpjegojnë me faktin që mafia italiane nuk i ka lejuar xhihadistët të organizohen. Por këtë ide nuk e mbështet Arturo Varveli, anëtar i Institutit për Studime të Politikave Ndërkombëtare, një grup ekpertësh në Milano. Ai thotë që mafia italiane e ka kontrollin në jug, dhe emigrantët myslimanë jetojnë të përqendruar në veri të Italisë.

 

Një zyrtar i lartë i policisë italiane thotë se mafia ka ndikuar vërtet, por jo ashtu siç mendojnë njerëzit. Lufta që i ka bërë policia italiane grupeve mafioze ndër dhjetëvjeçarë u ka dhënë një përvojë të mirë për sa i përket krimit të organizuar. Dhe policia italiane nuk ka pasur të bëjë vetëm me mafian, por edhe me ekstremistët politikë (të majtë e të djathtë) që kanë qenë aktivë në Itali mes viteve 1970 dhe 1980, dhe që planifikonin sulme terrori. Krimi i organizuar dhe terrorizmi ndër vite ka bërë që gjykatësit italianë të jenë më të shpejtë kur u kërkohet autorizim për të përgjuar të dyshuarit. Historia e viteve të fundit në Itali tregon edhe që vendi është më i ashpër kundër atyre që përpiqen ta shfajësojnë terrorizmin.

 

Më 24 shtator, kur një avion Boeing 737 u nis nga aeroporti i Bolonjës për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, brenda kishte personin e 209-të që dëbohej nga Italia që nga viti 2015 për ekstremizëm fetar. Myslimani 22 vjeçar ishte arrestuar nga policia teksa përpiqej t’u mbushte mendjen njerëzve të mos futeshin në kishë. Ai ishte mbajtur një ditë në qeli dhe ishte liruar të nesërmen. Më pas ishte mbajtur nën vëzhgim të plotë nga policia, derisa u vendos për ta dëbuar.

 

Policët italianë thonë se kanë më pak të dyshuar për të monitoruar se kolegët e tyre francezë e britanikë, ngaqë shumica janë dëbuar nga vendi. Numri i “luftëtarëve të huaj” që janë nisur nga secili vend për të ndihmuar ISIS-in tregon në një farë mënyre se ku ka më shumë të radikalizuar. Një studim i Zyrës Kombëtare Amerikane për Kërkime Ekonomike arriti në përfundimin se nga Italia, në vitet 2014-2015, ishin nisur vetëm 87 luftëtarë të huaj për të ndihmuar ISIS-in. Nga Britania ishin nisur 760 e nga Franca gati 2500. Dhe të tria vendet kanë pothuajse numër të njëjtë popullsie.

 

Sipas z.Varveli, kjo ndodh për dy arsye: Së pari, pak myslimanë që jetojnë në Itali i përkasin brezit të dytë të emigrantëve, të cilët janë më të prirur për t’u radikalizuar. Vetëm 0.3% e banorëve të Italisë janë emigrantë nga vende jashtë BE-së. Në Britani janë 3%, në Francë 3.9%. Veç kësaj, Italia nuk ka “ghetto” islamikësh, lagje të veçuara e të paintegruara emigrantësh nga Lindja e Mesme, siç është rasti në Francë.

 

Michele Groppi, i cili jep mësim te Akademia e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, vë në dukje një faktor të tretë. Ai thotë se ka prova që sugjerojnë se kur Al-Kaeda ishte forca drejtuese e xhihadistëve, Italia përdorej si baza e armatimeve në Europë. “Kjo na ka mbajtur të sigurt, sepse na e kishin nevojën”, thotë ai. Situata ka ndryshuar që atëherë. Shumë xhihadistë që kanë rënë në sy kohët e fundit kanë pasur në fakt lidhje me Italinë.

 

Mes tyre është edhe Jusef Zagba, një maroken me nënshtetësi italiane, si dhe një prej tre terroristëve që përdorën një kamion dhe thika për të vrarë tetë njerëz në London Bridge, më 3 Qershor. Z.Groppi thotë se nëse Libia bëhet qendra e radhës për rebelimet e xhihadistëve, Italia dhe Vatikani do të ishin në rrezik serioz./The Economist