Ai jetonte me familjen në Itali, por nëna e tij e cila ishte radikalizuar në mbështetëse të ISIS, e mori me vete në vitin 2014 në Siri. Që prej asaj kohe, ai i kishte humbur gjurmët, por u gjet nga emisioni investigativ “Le Iene”, i cili u vu në kërkim të tij me kërkesë të babait të 11-vjeçarit.
Ditën e sotme, gjyshi nga mami i Alvinit, ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se nuk e kishte takuar atë dhe dy mbesat që nga viti 2014.
Gjyshi i bëri thirrje ish-dhëndrit që ta lejonte që të takonte mbesat dhe nipin. Ai gjithashtu kërkoi nga shteti që të merrte informacion të saktë në lidhje me vajzën e tij, pasi ai mendon se është gjallë.
Ju kujtohet Alvin Berisha? Gjyshi kërkon të takojë nipin pas 8
Intervista:
Pse jeni sot në Shqipëria Live? Cila është kërkesa juaj?
Shteti shqiptar të ndikojë sado pak, që të vijë vajza ime me nipin që ka lindur atje. Ne u kënaqëm shumë që Alvini u kthye, kush nuk u kënaq.
Kur ka qenë hera e fundit që e ke takuar Alvinin?
E kam takuar pak kohë para se të ikte në Siri, në 2014.
Pas rikthimit në 2019, ju nuk e keni takuar?
Absolutisht jo. Ne na digjet shpiri për me fol me dy mbesat e nipin. Unë kam çuar njerëz për të bërë një pajtim, që të flas me ta, por pa rezultat.
Ju kujtohet Alvin Berisha? Gjyshi kërkon të takojë nipin pas 8
Nuk keni qenë ju te ish-dhëndri juaj? Nuk keni folur me të?
Personat që kam dërguar atje, janë njerëz të nderuar, nuk flas dot fjalë negative. Vajza dhe ish-dhëndri nuk e ndërtuan jetën siç duhet. Bënë 3 fëmijë që fatkeqësisht i lanë keq.
Kishin mosmarrëveshje?
Po, erdhi kjo që nuk duhej bërë. Ndodhi, çfarë të bëjmë.
Sa i përket Alvinit, keni një kërkesë për ish-dhëndrin tuaj?
Me Afrim unë kisha këtë lloj kërkese, dua që këta 3 fëmijë të jenë të lirshëm për me ardhur te ne. Edhe për t’i shoqëruar për të shkuar
Kjo është kënaqësia shpirtëror. Gjyshërit duhet të jenë prezentë, është e drejtë.
Pse nuk ju lejon që ti takoni? Përtej mosmarrëveshjeve, çfarë ka ndodhur tjetër?
Kam pasur njerëz që kam dërguar atje, e ata kanë thënë se nuk duan vajzat. Por unë nuk mendoj kështu. Ata duhet ta dinë se kush janë gjyshërit. Kemi 8 vite që nuk kemi asnjë lloj komunikimi. Nuk ka mundësi që
Do shkonit ti takoni në Itali nëse do ju lejonte ish-dhëndri?
Me kënaqësinë më të madhe.