Për Jozefina Topallin, vendimi për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, nuk ishte i papritur nga Basha.
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Topalli tha se pastrimi i PD-së ka nisur që pas marrëveshjes Rama-Basha në 2017-n.
Topalli tha se Basha është vetë non grata në SHBA, por i pashpallur.
“Një gjë e kam menduar gjithmonë: ai bëri publike atë që me vite me radhë ka bërë realisht.
Arsyetimi i tij është në kontradiksion me çdo gjë që ndodh në zhvillimet politike.
Shpallet non grata ish-kryeministri që nuk kishte asnjë vendimmarrje.
Kur ai ka përjashtuar ish-ministra, e ka bërë pas marrëveshjes me Edi Ramën.
Pastrimi i PD është bërë pas marrëveshjes me Edi Ramën.
Absurdi është që ai vetë është non grata, por nuk është i shpallur.
Ai u detyrohet shqiptarëve një shpjegim.
Ambasadorja tha që liderët mbajnë vetë përgjegjësi dhe ne nuk bëjmë presion.
Thika e Brutit ka filluar shumë më herët”, tha ajo.