Stadiumi “Wembley” i Londrës priti në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës një duelin të madh të boksit në peshat e rënda. Dhe ringu e dha verdiktin e tij sërish në favor të një emri të shkëlqyer në boksin profesionist.
Kështu, Anthoni Joshua e ka mposhtur rusin, Aleksander Povetkinin, duke i mbrojtur kështu titujt e botës në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Boksieri britanik arriti ta rrëzojë rusin në raundin e shtatë, kështu e duke mos pësuar ende humbje. 22 ndeshje, 22 fitore, dhe 21 prej tyre i ka fituar me nokaut. Statistika që nuk kanë nevojë për koment dhe tregojnë qartë superioritetin e Joshuas.
Me këtë fitore, Joshua do t’i përfitojë 22 milionë euro, ndërsa rusi Povetkin do t’i përfitojë 6.5 milionë euro. 35-vjeçari rus nuk ka pësuar asnjëherë humbje me nokaut, deri në këtë mbrëmje, ku më në fund u detyrua të pranojë superioritetin e kundërshtarit, Joshua. Në “Wembley” në fakt fituan të gjithë, sepse panë një ndeshje spektakolare. /Pamfleti Sport