Televizioni shqiptar ABC nuk e njeh Republikën e Kosovës!?
Shtetet dhe kombet i kanë disa çaste vendimtare në historinë e tyre dhe Republika e Kosovës aktualisht është në një moment të tille, të jeshë a të mos jeshë.
E përballur me një retorikë kercënuese nga Serbia dhe nën presionin permanent të shtrirjës së ndikimit rus në rajon, Kosova me tërë potencialin shtetëror, po e mbronë të drejtën e saj, kufijtë dhe emrin kushtetues në gjeopolitikën e globit.
Mirëpo, fatkeqësisht në televizionin shqiptar ABC, gjatë parashikimit të motit, Kosovë nuk kishte askund në hartën europiane!?
Harta gjeopolitike e Europës ka ndryshuar zonja e zotrinjë nga ABC më 17 shkurt 2008, por duket se në një pjesë të medias në Tiranë vlejnë ende hartat e vjetra!?
Joprofesionale dhe e turpshme!