osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Joana Nano dora nën hije e allishverisheve brenda OST… aferat, nepotizmi dhe si u pasurua në një kohë të shkurtër “pika e dobët” e drejtorit në prag divorci Skerdi Drenova

Joana Nano dora nën hije e allishverisheve brenda OST… aferat, nepotizmi dhe si u pasurua në një kohë të shkurtër “pika e dobët” e drejtorit në prag divorci Skerdi Drenova

Skerdi Drenova është një nga drejtorët më të famshëm të “Rilindjes” dhe namin e ka fituar me djersë, mjaft të kujtosh tenderat 130 mijë euro për trajtimet kozmetike të punonjësve femra në institucionin që ai drejton, apo dhe tenderave 100 mijë euro për festa e dhurata. Le të themi se kur vjen puna për të shpërdoruar para publike, Skerdi Drenova është i papërtuar.

Për të mos ia ngrënë hakun, drejtori i cili po kalon një krizë me bashkëshorten, ku flitet se është në prag divorci, ka dhe “pikat e tij të dobëta” brenda në institucion, që me sa duket janë dhe dora nën hije e allishverisheve brenda Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Veç shpërdorimit të parasë publike, Skerdi paska pikë të dobët dhe punonjëset femra brenda institucionit, e njëra nga ato është Joana Nano, ish sekretarja e tij, e cila sot mban pozicionin e përgjegjëses së sektorit për median.

Joana e Skerdit apo Skerdi i Joanës… këtë s’mund ta themi me siguri? Ajo që është e sigurtë është, se Joana është e “hurit dhe litarit” dhe është kthyer në mollë sherri për drejtorin, i cili e ka transformuar institucionin në një telenovelë me intriga, tradhëti dhe thashetheme.

Për ata që nuk e njohin Joanën e “Tatimeve”, kujtojmë për lexuesin se ajo ka punuar dhe ka tentuar të ushtrojë influencën e saj me të njëjtat metoda dhe kur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve drejtohej nga Vasilika Vjero, e cila e ka hequr me ceremoni nga puna për skemat e mëdha të mashtrimit dhe alleshverishe që ia nxinë imazhin institucionit.

Joana nisi punë në të njëjtën kohë me drejtor Skerdin dhe mori fuqi të plotë për çdo lloj veprimtarie brenda OST, duke filluar nga punësimet, pagesat, heqjet nga puna të specialistëve që ndjehej i rrezikuar Drenova, si Miranda Lila krahu i djathtë i Damian Gjiknurit, zëvendësuar nga Viktor Çervanaku i arrestuar për trafik droge, i cili u zëvendësua me shoqen e radhës së Joana Nanos.

Përjashtimet dhe presionet për heqjet nga puna kanë qenë të shumta, këtu përmendim rastin e profesionistëve të energjitikës që po japin dorëheqjen, deri tek Bledian Dalipi, sot drejtor i Task Forcës në OSSH, i cili u shkarkua si i paaftë nga OST.

Allishverishet e Skerdi Drenovës me badanten e tij brenda OST, Joana Nano, janë pa fund, por ne po sjellim vetëm disa prej tyre që kanë lidhje me nepotizmin, aferat dhe pasurimi në një kohë të shkurtër të pikës së dobët të Skerdi Drenovës brenda OST, që ja thithi energjitë me këmbën e parë kur shkeli brenda në institucion, duke i plotësuar të gjitha qejfet.

Pasi ministrja Belinda Balluku mori vesh marrëdhenien e ngushtë të Skerdit dhe Joanës, e ngujoi këtë të fundit tek arkiva e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për ta larguar nga drejtori, por Skerdi në dëshpërim bëri çmos ta sillte pranë vetes duke e riemëruar në pozicionin e shefes së sektorit për median, me një rrogë të majme për administratë, por që nuk e justifikon aspak pasurimin e saj të shpejtë me apartamente e makina.

Për të mos e bërë shkrimin më pak të qënësishëm, në investigimin e radhës do të flasim për vonesat e qëllimshme të pagesave të kontraktorëve, duke i detyruar ata që të kolliten tek Joana, në mënyrë që të marrin më shpejtë paratë dhe jo brenda afatit ligjor që të vazhdojnë punën, deri tek apartamenti në kompleksin “Kontakt” dhe makinën e përfituar nga marrja e makinave me qira nga privati për institucionin, etj./VIJON…