Tre burra mbijetuan për 27 ditë dhe netë, ndërsa udhëtuan përtej Oqeanit Atlantik me një nëndetëse të realizuar nga vetë ata. Brenda saj kishte rreth 3 ton kokainë origjina e së cilës ishte nga Amerika e Jugut dhe kishte si destinacion Evropën.
Një reportazh i realizuar nga reporteri Nick Beake tregon se nëndetësja 20 metra e gjatë ishte e krijuar nga vetë trafikantët me fibër karboni. Atij iu dha mundësia nga polica spanjolle që të realizonte reportazhin në bordin e saj.
Grupi, i cili përfshinte një ish-boksier spanjoll dhe dy kushurinj ekuadorianë fillimisht udhëtuan poshtë lumit Amazon. Ata nuk kishin asgjë tjetër përveç tre tonëve kokainë, me vlerë më shumë se 150 milionë dollarë.