Jo vetëm lahuta dhe të kënduarit me lahutë, por duket se edhe xhupleta shqiptare po kërkohet të përvetësohet nga Serbia.
Këtë fakt e zbuloi në Ora News studiuesi, Jaho Brahaj, dhe pse tha se nuk e ka të sigurt informacionin.
Brahaj: Nuk kam siguri në informacionin, por serbët po përgatisin dosjen për të futur xhubletën në objekt trashëgimie.
Kanë disa fshatra shqiptarë që janë në thellësi të Serbisë.
Ato duan ta fusin, por kanë hall ta fusin bashkë me Malin e Zi sepse Mali i Zi ka popullësi shqiptare që e përdor.