osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jo vetëm Berishës e Vasilit/ SHBA iu heq vizat edhe politikanëve shqiptarë të Kosovës

Jo vetëm Berishës e Vasilit/ SHBA iu heq vizat edhe politikanëve shqiptarë të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovës ka njoftuar se nuk do t’iu lëshojë viza biznesi apo turizmi, individëve nga Kosova që janë të përfshirë në raste të mëdha të krimit dhe korrupsionit.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mban individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese.

Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve, të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit, të mos iu lëshohen viza për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

Në deklaratë, ambasada përmend disa raste të korrupsionit dhe krimit, për të cilat shprehet shqetësimi sesi askush nuk po vendoset para drejtësisë.

“Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk po vihet para përgjegjësisë, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar, që janë qartësisht të pranishme në rastet ‘Pronto’, ‘viza italiane’, ‘ikja nga burgu i Dubravës’, ‘Toka’ dhe ‘Apex’, si dhe në raste të tjera të ngjashme”, thuhet në komunikatë.

Ambasada sqaron se zyrtarët konsullorë shqyrtojnë faktet për çdo aplikim për vizë, duke përfshirë edhe informatat negative për aplikuesit.

“Sipas nevojës, ne vazhdimisht i peshojmë akuzat dhe dëshmitë për korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë vendimmarrjes për viza, në mënyrë që t’i kufizojmë ata që kontribuojnë në këto probleme nga marrja e vizave për udhëtim në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në komunikatë.