Ish-deputeti Astrit Patozi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me akuzat që palët politike po i hedhin njëra-tjetrës para zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 Marsit.
“JO TË GJITHA PËR EDI RAMËN, MORE BURRA!
Foltorja thotë se çdo votë për kandidatët e Lulit shkon për Edi Ram?n, ngaqë ata e ndajnë bashkë pushtetin prej shumë vitesh.
Partia Demokratike e vulës thotë që kush voton për Sali Berishën i jep oksigjen Trekëndëshit të Bermudës, që drejtohet dhe udhëhiqet nga Edi Rama.
Po kërkoni ndonjë votë për vete o burra, se zgjedhje janë të shkretat! Jo për gjë, por Edi Rama nuk ka ku çon të tijat dhe nuk keni pse i dhuroni më shumë pasanikut.
Se kështu pastaj i bie që më 6 mars të jenë duke u bërë zgjedhje edhe më moniste se ato të 30 qershorit 2019. Dhe me rregull treshi kjo do të thotë që se vajtur dëm edhe gjithë ajo sakrificë e Ilir Metës për anullimin e tyre.”, shkruan Patozi.