Disa nga gënjeshtrat më shkatërrimtare në historinë e njerëzimit
Ditët e sotme, gënjeshtra është prezente në media – praktikisht çdo ditë.
Gënjeshtra ishte një fjalë që, jo shumë kohë më parë, politikanët dhe mediat rrallë e flisnin hapur. Por në kohët e sotme, politikanët dhe shtypi e akuzojnë vazhdimisht njëri-tjetrin për pandershmëri. Shumë prej këtyre gënjeshtrave kanë nisur të injorohen ose harrohen shpejt nga një publik që çuditërisht nuk befasohet më prej tyre.
Por jo të gjitha gënjeshtrat janë të barabarta.
Këto janë 8 gënjeshtra që patën pasoja serioze, të mëdha dhe afatgjata.
1 – Kali i Trojës
Nëse gjithçka është e drejtë në dashuri dhe në luftë, kjo mund të jetë gënjeshtra më e falshme në histori. Kur trojani Parid u arratis me Helenën, gruan e mbretit spartan, lufta shpërtheu nga të gjitha anët. Kishin kaluar 10 vite të gjata kur trojanët besuan se më në fund i kishin mposhtur grekët. Ata nuk e dinin ama, se grekët kishin një mashtrim tjetër nën mëngët e tyre.
Në një goditje gjeniale, grekët ndërtuan një kalë të madh prej druri me një bark të zbrazët në të cilin njerëzit mund të fshiheshin. Pasi grekët i bindën armiqtë e tyre se kjo strukturë ishte një ofertë paqeje, trojanët e pranuan me gëzim dhe e sollën kalin brenda qytetit të tyre të fortifikuar. Atë natë, ndërsa trojanët flinin, grekët e fshehur brenda rrëmbyen derën e kurthit. Pastaj, ata vazhduan të masakrojnë dhe mposhtën me vendosmëri trojanët
Ky ishte padyshim një nga truket më të mëdha dhe më të suksesshme të njohura në histori – nëse është e vërtetë. Homeri aludon për ndodhinë në “Odisea” dhe Virgjili e shqyrton historinë në “Eneida”. Provat sugjerojnë se vetë Troja ka ekzistuar, duke i dhënë njëfarë vlefshmërie tregimeve të Homerit dhe studiuesit kanë kohë që po hetojnë se sa të sakta janë këto detaje në aspektin historik.
2 – ‘Skema piramidale’ e Charles Ponzi
Pasi tentoi një seri mashtrimesh dhe vuajti dënimin me burg në Kanada dhe SHBA, Charles Ponzi shpiku mashtrimin financiar më famëkeq në të gjithë historinë.
Charles Ponzi i bindi njerëzit se skema e tij e arbitrazhit të kuponëve postarë mund t’u jepte atyre një kthim prej 50% në 90 ditë. Njerëzit blenë gënjeshtrën e tij dhe Ponzi filloi të fitonte para deri në $250,000 dollarë në ditë.
Skema u zbatua për gati një vit kur një rrjedhë paniku, e krijuar nga një raport i avokatit bankar të Bankës së Massachusetts, rrëzoi skemën piramidale dhe ekspozoi se Ponzi në të vërtetë po “vidhte Piterin për të paguar Paulin”.
3 – Rreziku hebre: “Protokollet e Pleqve të Mençur të Zionit”
Në vitin 1905, shkrimtari dhe prifti mistik rus Sergei Nilus pretendoi se ai kishte prova të një plani hebre për të arritur dominimin global duke korruptuar moralin e johebrenjve dhe duke kontrolluar mediat dhe paratë e botës. Judenjtë po komplotonin gjithashtu, pohoi ai, për të masakruar fëmijë të krishterë, për të përhapur murtajë dhe për të kryer mizori të tjera.
Përkundër faktit se Protokollet u treguan se ishin një trillim keqdashës, shumë njerëz i besuan me kokëfortësi. Henry Ford mendoi se ishte kaq e rëndësishme që ai pagoi për të botuar gjysmë milioni kopje. Dhe nazistët më vonë e cituan atë për të justifikuar masakrën e tyre të 8 milionë hebrenjve.
Rezultati: Protokollet vazhdojnë të përdoren për të nxitur urrejtjen antisemite sot e kësaj dite.
4 – “Ushtria gjermane u godit me thikë pas shpine.”
Në vitin 1919, gjenerali Paul von Hindenburg i tha popullit gjerman pse sipas tij, ata e kishin humbur Luftën e Parë Botërore. Ai tha se Gjermania nuk ishte rrahur me nder në fushën e betejës nga armiku, por nga radikalët dhe të padëshiruarit e tjerë në shtëpi, të cilët kishin përmbysur monarkinë e Kaiserit duke e zëvendësuar me një republikë. Arsyeja e vërtetë e humbjes, tha Hindenburg, ishte se “Ushtria gjermane u godit me thikë pas shpine”.
Në fakt, ushtria gjermane kishte hedhur gjithçka që kishte për një përpjekje të fundit dhe të dëshpëruar për fitore. Deri në qershor ama atyre thjesht u kishte mbaruar çdo resurs i mundshëm për ta fituar luftën kundër kampit kundërshtar.
Por gënjeshtra u gëlltit nga gjermanët të cilët ishin të bindur se nëse këta ngatërrestarë mund të mposhteshin, Gjermania do të mund të rifitonte madhështinë e saj.
Rezultati: Gënjeshtra nxiti ngritjen e partisë naziste.
5 – Pirja e duhanit nuk ju bën dëm
Deri në mesin e viteve 50, kompanitë e duhanit sponsorizuan studime dhe kërkime dhe i kërkuan mjekët të gënjejnë për markat e tyre, duke i bërë ata të dukeshin më pak të dëmshëm se konkurrentët e tyre.
Forca e varësisë së duhanit u zvogëlua dhe u krahasua me atë të çajit dhe çokollatave Twinkies. Edhe pasi studimet vërtetuan një lidhje midis kancerit të mushkërive dhe pirjes së duhanit, ata vazhduan të gënjejnë, duke pohuar se gjetjet nuk ishin përfundimtare.
Kishte një kohë në histori kur mjekët e miratonin duhanin, shumica pinin duhan vetë dhe shfaqeshin edhe në reklama.
6 – Hallka që “mungon” në teorinë e evolucionit
Më 18 dhjetor 1912, Charles Dawson prezantoi kafkën e Eoanthropus dawsoni, një hallke që sipas tij mungonte midis njerëzve dhe majmunëve për të provuar teorinë e tij të evolucionit. Edhe pse disa ngritën pikëpyetje mbi metodën e rindërtimit, Njeriu i Piltdaunit u pranua si një fakt në shkencë.
Katër dekada më vonë, shkencëtarët vërtetuan se Njeriu i Piltdaunit ishte një mashtrim i qëllimshëm i krijuar nga vetë Charles Dawson.
7 – “Në mjedisin rregullator të sotëm, është praktikisht e pamundur të shkelësh rregullat”
Kjo është ajo që tha Bernie Madoff në vitin 2007, duke iu drejtuar një konference mbi praktikat e paligjshme në Wall Street. Edhe teksa fliste, ai po operonte skemën më të madhe piramidale në histori. Kur u rrëzua vitin e ardhshëm, këshilltari i investimeve kishte marrë me vete 4800 klientë dhe rreth $18 miliardë dollarët e tyre.
Rezultati: Pasi pranoi se menaxhimi i aseteve të firmës së tij ishte “një gënjeshtër e madhe”, ai u arrestua, u gjykua dhe u dënua me 150 vjet burg. (Deri më sot, 11 miliardë dollarë nga 18 miliardë dollarët e humbur janë rikuperuar dhe rikthyer viktimave të Madoff.)
8 – “Nuk ka dyshim se Sadam Husseini ka armë të shkatërrimit në masë”
Pas 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara u kundërpërgjigjën menjëherë organizatorëve terroristë në Afganistan. Por shumë njerëz në administratën e Bushit ishin të bindur se diktatura e Sadam Huseinit në Irak jo vetëm që po komplotonte me Al Kaedën, por po grumbullonte armë të shkatërrimit në masë për t’i përdorur kundër Shteteve të Bashkuara.
Pavarësisht se nuk kishte asnjë provë të besueshme se kjo ishte e vërtetë – dhe në fakt shumica e inteligjencës dhe inspektimeve në terren nuk zbuluan asnjë armë të shkatërrimit në masë – administrata e Bush zgjodhi të mbështeste arsyet e saj për të shkuar në luftë në bazë të informacionit të një informatori irakian me nofkën “Curveball”, si dhe në dokumentet që tregonin se Iraku kishte marrë një sasi të madhe uraniumi për qëllimin e prodhimit të një bombe bërthamore.
Informatori u diskreditua shpejt dhe dokumentet e uraniumit u zbuluan se ishin falsifikime, por makineria luftarake ishte tashmë në lëvizje. Në vitin 2002, Presidenti Bush i tha vendit se Sadami jo vetëm që kishte grumbulluar agjentë vdekjeprurës kimikë dhe biologjikë, por se ai kishte ndërtuar edhe bomba bërthamore.
Në vitin 2003, Shtetet e Bashkuara filluan luftën kundër Irakut.
Rezultati: Mijëra amerikanë dhe qindra mijëra, nëse jo më shumë, irakianë përfshi fëmijë kanë vdekur në një luftë që zgjati 8 vjet dhe kushtoi 2.4 trilion dollarë. Amerika dhe bota ende po jetojnë me pasojat e luftës.