Këtë të shtunë në emisionin Real People, në Euronews Albania, ishte e ftuar një ish-mësuese me emrin Violeta e cila jeton në Tiranë në një kabinë elektrike me sipërfaqe 23 metrash katrorë.
Në intervistën e veçantë të dhënë për gazetarin Flor Gjini, Violeta zgjodhi të përcillte dhe disa mesazhe për njerëzit. Ajo tha se edhe sot ndihet një fëmijë që nuk dëshpërohet, pasi sipas saj çdokush që u dëshpërua dhe u egërsua në këtë jetë, vetëm u shëmtua dhe kurrë nuk fitoi agjë.
Pjesë nga biseda:
Flor Gjini: Të kanë pëlqyer gjithmonë lojërat fëmijnore?
Violeta: Shumë!
Flor Gjini: Si të duket jeta sot të duket si një loj fëmijnore?
Viloeta: Unë gjithmonë jam një fëmijë gjigand. Nuk më mërzit asnjë gjë, nuk mendoj për zënie mendoj për zgjidhje. Kush u dëshpërua dhe nuk u shëmtua, kush u egërsua dhe nuk u shëmtua?! Kush e egërsua dhe fitoi?!
Flor Gjini: E zhurmshme kjo rrugë.
Violeta: Zhurma është e domosdoshme, mua heshtja më tremb. Heshtja është e frikshme, kam parasysh Leon Tolstoin, heshtja e Moskës ishte fatale.
Flor Gjini: Prandaj na duhet pak lagje me zhurmë!
Violeta: Me zhurmë që ka gjallesë!
Ka shkruar dy libra, habit ish-mësuesja: Duhet të ketë ambient të bukur tualeti
Violeta është një grua nga Tirana, e cila ka ushtruar profesionin e mësueses dhe sot jeton në një kabinë eletrike, me një sipërfaqe prej 23 metrash katrorë.
Ish-mësuesja, e cila ka botuar 2 libra, i tregoi gazetarit Flori Gjini se e ka zbukuruar sa ka mundur edhe tualetin, sepse sipas saj, edhe aty duhet të ndihemi mirë.
“Shikoje, edhe aty me lule, çfarë thua. Aty shkruaj unë, po, kur nuk duhet ndezur drita se nuk e duron dot im zot. E kam bërë edhe një pozë aty.
Edhe në tualet duhet të jetë bukur, të jesh mirë. Unë, lulet i vendos edhe te tualeti. Dua të ketë ambient të bukur edhe tualeti”, theksoi ajo.