osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jepen 437 tituj pronësie në Himarë, 4000 brenda vitit! Rama: Himarjotët janë himarjotë, pikë! Gënjen kush thotë se jua morën tokat oligarkët

Jepen 437 tituj pronësie në Himarë, 4000 brenda vitit! Rama: Himarjotët janë himarjotë, pikë! Gënjen kush thotë se jua morën tokat oligarkët

Kryeministri Edi Rama, shpërndau këtë të premte në Himarë 437 tituj pronësie për të gjitha shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike, ndërsa shpalosi objektivin që deri në fund të vitit të shpërndahen 4 mijë të tilla.

Ndërsa foli për kalvarin e marrjes së certifikatave për pronat e trashëguara, kreu i qeverisë u shpreh se çështja e pronave në Himarë është shfrytëzuar për interesa politike.

“Është folur shumë dhe është abuzuar shumë duke e treguar këtë çështje si një çështje që lidhet thjesht dhe vetëm me Himarën, madje ky abuzim është shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore nga ata që nuk kanë asnjë qëllim tjetër, përveç shfrytëzimit të shqetësimit legjitim të banorëve, për të çuar përpara interesat e tyre shumë të ngushta politike. Interesa të ngushta politike që nuk kanë asnjë lidhje as me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me fqinjët”, tha Rama.

Nisur nga pretendimet Rama i prerë tha se asnjë oligark nuk ka marrë asnjë pronë të himarjotëve, apo të banorëve të çdo vendi turistik pa miratimin e pronarëve.

“Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin, pasi nuk është pranuar ligji dhe janë bërë shumë ndryshime me AMTP që ju i dini më mirë se unë. Edhe kjo ka penguar shtëpitë që kanë qene aty dhe këtu është shtuar dhe një shtesë sikur kjo bëhet për t’i marrë pronat qytetarëve të Himarës për t’ia dhënë oligarkëve. Ju e dini më mirë se unë, që nuk ka asnjë metër katror që asnjë metër katror ti jetë marrë një trashëgimtari dhe t’i jetë dhenë dikujt tjetër. Ka një situatë tjetër, që janë shfaqur pronarë që ju e dini mirë se kush janë dhe i kanë vënë qytetarët përpara një zgjedhje që të pranojnë të shesin pronën e tyre. Kush thotë që i janë marrë pronat himarjotëve pa miratimin e tyre dhe i kanë kaluar dikujt tjetër, kjo është një gënjeshtër shumë e madhe”, shtoi kryeministri.

Ndërkaq kryeministri tha se e njeh shumë mirë zonën e Himarës dhe konfliktet për pronat në këtë zonë, pasi ka prejardhje nga Vunoi. Në këtë aktivitet, ai mohoi që të ketë qëllime të mbrapshta për t’ju marrë tokat banorëve të kësaj zone.

“Duhen bërë letrat siç duhet që nesër mos t’i kontestojë dikush. E njoh mirë unë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ça bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror. Por ama nuk është se nuk e di historinë, dhe të pronës sonë atje.

TË nipave dhe mbesave të kushërinjve, të krushqve dhe të të gjithëve. I di mirë. Ti ndajmë gjërat, ca është e jotja, është e jotja dhe e krushkut i takon atij. Do të më shihni pas disa javësh, do të jem më Theth, edhe atje të njëjtën gjë, shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikatat akoma sot, jo për faj apo ndonjë plan të ndonjërit për t’u marrë shtëpitë. Se dhe atje shkojnë vizitorë dhe hotelet janë plotë. Himariotët janë himariotë, dhe pikë. Secili e di vetë nga vjen e nga i ka rrënjët ne nuk i ndajmë as nga veriu e as nga jugu. Himarnotët janë himarjotë dhe pikë. Secili e di vetë se ku i ka rrënjët.

Ne nuk i ndajmë shqiptarët dhe jo të ndajmë himariotët. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë. Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin, se nuk ua fut njeri në politikë. Kanë pasur të bëjnë me lloj lloj marifetesh. Mes shqiptarëve, himariotët janë njësha, për politikë jo lokale, por globale. Shqiptarët janë populli me instiktet më të forta në politikë”, tha më tej Rama.

Rama ka deklaruar se si kryeministër do të bëjë të pamundurën që banorët në Himarë, por edhe në çdo zonë të Shqipërisë, të gëzojnë pronën e tyre ose të lënë trashëgim nga të parët e tyre.

“Shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikata ende, po jo për ndonjë fakt apo plan të ndonjërit për tu marrë shtëpitë e për të ndërtuar. Edhe në Theth çmimet rriten, hotele janë plot. Pra është një problem që nuk ka të bëjë fare me broçkullat propagandistike që ju kanë mbushur kokën. Nuk dimë ne fare jo kështu jo ashtu.”

Ndërsa tha se janë 4 000 certifikata në total për t’u realizuar, kreu i qeverisë u shpreh se puna qenë voluminoze dhe një meritë i dha Vangjel Tavos, prefekt i Vlorës.

“Edhe këto 437 dokumente, certifikata që kemi këtu sot, plus ca të tjera që janë gati dhe s’janë këtu. Janë 4 000 për t’u bërë brenda vitit. Janë bërë me shtytjen nga pas, për pjesën më të madhe falë prefektit të cilit ia kam kërkuar që ditën e parë. I kam thënë, do jesh prefekti i Vlorës dhe ke prioritetin numër 1, dhënien e certifikatave të shtëpive të trashëguara të të gjithë himariotëve. Por ama, ja ku e keni prefektin dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Kadastrës t’ju dëshmojnë vështirësinë që kanë kaluar për t’ju bërë që të aplikoni, pastaj dhe të bëni si duhet dokumentacionin për certifikatat. E njoh mirë këtë zonë, e kam në gjak dhe ia di tërë historitë. Mund të flisni çfarë të doni, me ndonjë që vjen nga Durrësi e nuk di ç’bëhet…E di mirë se çfarë janë këtu. Edhe konfliktet e pronës brenda për brenda familjes”, deklaroi kreu i qeverisë.

Probleme me marrjen e çertifikatës së pronësisë mbi tokën dhe pronat e trashëguara brez pas brezi Rama tha se ka edhe në zona të tjera. Për të njëjtën çështje, ai shtoi se në fund të qershorit do të jetë edhe në Theth, një zonë me problematike të ngjashme me të Himarës.

“Unë do të thosha që të njëjtën problem e kanë banorët e Thethit, Tropojës, Himarës dhe deri poshtë. Aq më tepër që unë nuk jam nga Tropoja, unë jam dhe nga Himara, që do të thotë që unë nuk do të kisha asnjë arsye në botë që të mos bëja njësoj si për Kukësin, si për Tropojën dhe për Himarën”.