osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jep dorëheqjen si këshilltar i Presidentit Shemsi Prençi, do kandidoj për LSI në qarkun e Dibrës

Jep dorëheqjen si këshilltar i Presidentit Shemsi Prençi, do kandidoj për LSI në qarkun e Dibrës

Lëvizja e ish deputetit të LSI për qarkun e Dibrës Përparim Spahiu dhe caktimi nga kryetarja Monika Kryemadhi si drejtues i fushatës në qarkun e Tiranës, duket se ka krijuar një vakuum në qarkun verilindor.

Këtë vakum ka nxituar ta “mbushë” me sa duket presidenti Ilir Meta, i cili ka “pranuar” dorëheqjen e këshilltarit të tij Shemsi Prençi, për ta vënë në dispozicion të LSI për qarkun e Dibrës.

Dhe nuk e ka për herë të parë Meta këtë praktikë. Kështu veproi dhe me këshilltarin e Saigurisë, ishy kreun e SHISH Bahri Shaqiri, i cili dha dorëheqjen për “angazhime të tjera” dhe vetëm pak ditë më vonë është caktuar kandidat për deputet i LSI në qarkun e Durrësit.

Kështu dhe këshilltari Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen sot nga ky post.

Prençi u emërua këshilltar i Metës për Emergjencat Civile në dhjetor të 2019-ës, ndërsa është larguar nga kjo detyrë për shkak të “angazhimeve të tij të reja në të ardhmen”.

Lajmin e bën me dije vetë kreu i shtetit Ilir Meta, duke thënë se pranoi dorëheqjen dhe i uroi suksese në të ardhmen.

“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.

Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen”, deklaron Meta.

Një rast i veçantë kur një këshilltar jep dorëheqjen, dhe titullari i institucionit e bën vetë njoftimin për mediat!