Deputeti Myslim Murrizi ka bërë deklarata të forta dhe ironizuse në Kuvend për vendimin e parlamentit për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta, në respektim të Komisionit të Venecias. Murrizi, nga foltorja e Parlamentit ditën e sotme, u shpreh se mazhoranca nuk e shkarkoi presidentin Meta pasi janë ortakë me njëri tjetin.
Murrizi u shpreh me tone ironike se Ulsi Manja u nis për ta shkarkuar Metën por me shumë mundësi pas kësaj seance do të shkarkohet vet.
Murrizi në fillim të fjalës u drejtua deputetëve duke thënë se e sheh në fytyra ngazëllimin e tyre për mosshkarkimin e Metës. Më tej me ironi ai ka thënë se deputetët nismëtarë kanë dalë “fjashlull” pasi asnjë prej tyre nuk votoi pro vendimit të marrë një vit më parë.
Gjithashtu deputeti opozitar i cilësoi kolegët e tij të mazhorancës në parlament si “shejtanër”, duke aluduar për një ortakëri dhe pazar 8 muaj para zgjedhjeve mes presidentit dhe qeverisë.
“Të nderuar deputet e shoh ngazëllimin që shpëtuar Metën por mund të dilni jashtë.
Ju edhe doni të bëni cubin edhe ju mposhtin cubat. Vetëm 4 herë e paska shkel Meta kushtetuetën thotë Ulsiu. Pse nuk e shkarkoni dot ju njëri tjetrin sepse jeni bij të së njëjtës nënë dhe ortakë në pushtet.
Si mund ta shkarkoni ju ortakun e 1 prillit, te aleanca e Lalëzit. A shkakrohet ai që u mori 50% pushtet.
Ju keni qenë bashkë me të dhe keni qenë ortakë të mrekullueshëm. Ulsiu u nis të shkarkojë Metën dhe ka mundësi që pas kësaj të shkarkohet Ulsiu dhe gjithë anëtarët.
Do doja që të votonin pro qëndrimit të shkarkimit të Metës të paktën disa deputetë, për të mbrojtur firmat e tyre. Firmosët rrufe gjithë natën për ta shkarkuar, juve a ju ka pyet më njeri pas raportit të Ulsiut. Pse u dyzuat, nga u trembët pse u trembët.
Sjam babaxhikja jam usta likja. Nëse ju më thoni kujdes mushka unë ju them kujdes gomerët. (elisa babxhike kujdes mushkat)
Sëmundje ke prej 30 vitesh kolegu Stojku, sështë Covid 90 është katravicë. Kur i shikon duken të shenjtë, janë shejtanë jo të shenjtë.
Edhe pse sjam 1 nga 55 firmëtarët që kanë kërkuar shkarkimin e Metës…nuk shpresoja që do dilnit kaq fjashkull.
Ju kërkoni një ortakllik mas prill maj, të 2021-shit. Metën e vlerësoj për qëndrimin heroik para se të jetë president në këtë sallë. Shpresoj të mos fshihet me guida, dhe shpresoj ta përshëndesë 30 korrikun…”, tha mes të tjerash Murrizi.