osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jehonë nga mediat ruse! Zbardhet mashtrimi i Berishës: Gjykata e Francës thjesht ka protokolluar padinë ndaj Blinken

Jehonë nga mediat ruse! Zbardhet mashtrimi i Berishës: Gjykata e Francës thjesht ka protokolluar padinë ndaj Blinken

Mediat ruse duket se po ndjekin me interes aksionin e ish-kryeministrit Sali Berisha kundër SHBA. Pas shpalljes së tij “non grata”, me dhjetëra media kanë shkuar shumë lajme mbi përplasjet e tij me SHBA, ndërsa së fundmi ka bërë jehonë deklarata e tij se gjykata e Parisit ka pranuar padinë ndaj Sekretarit Antony Blinken.

Një sërë portalesh i kanë kushtuar vëmendje kësaj deklarate, duke treguar edhe një herë se rusët janë shumë të ndjeshëm sa herë Berisha sulmon amerikanët. “Presidenti i parë dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, më 26 tetor, gjatë një takimi me mbështetësit në qytetin e Kavajës, tha se kishte ngritur një padi kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në një gjykatë në Paris.

Sipas mediave, gjykata pranoi pretendimin e Berishës. Politikani akuzon kreun e politikës së jashtme të SHBA-së për shpifje dhe kërkon që të paraqiten të gjitha provat për përfshirjen e tij në korrupsion”, thekson një prej portaleve ruse. Media si “Regnum”, “Politkklub”, Katehon”, u kanë bërë jehonë deklaratave të ish-kryeministrit, përfshirë edhe sulmet e tij ndaj qeverisë për krimin, si dhe kanë publikuar një shkrim të tijin kundër reformës në drejtësi.

Berisha përmes një ministudimi arrin në konkluzionin se reforma në drejtësi është kapur nga Soros. Ky artikull është publikuar nga “Katehon”. Është folur shpesh se Berisha nuk është njeri i amerikanëve dhe duket se po merr mbështetje nga shtete të tjera. Ish-këshilltari i tij Grid Rroji tha pak ditë më parë se ai mbështetet undergraund nga Franca, ndërsa duket se dhe Rusët janë shumë të kënaqur kur sulmohet SHBA, pasi raportet mes Moskës dhe Uashingtonit janë mjaft të tensionuara.

Zbardhet e vërteta e padisë

Por teksa mediat ruse i kanë bërë jehonë deklaratës së Berishës, dje kanë dalë detaje të reja mbi pretendimin tij se dosja është pranuar nga gjykata. Emisioni “Zona Zero” në Top News, ka zbuluar ekskluzivisht se nuk bëhet fjalë për pranim të padisë, por për një veprim thjesht protokollar. Gazetari Albi Xhunga, zbuloi në një lidhje direkte me gazetarin Thimi Samarxhiu, se bëhet fjalë vetëm për depozitimin e dosjes pranë gjykatës. “Unë kontaktova zyrën e shtypit të tribunalit të Parisit për të marrë informacion për çështjen e Sali Berishës.

Fola me një magjistrat të ngarkuar në marrëdhëniet me shtypin. Zotëria më shpjegoi se procedura ka tre faza. Depozitohet dosja, më pas personi që ka depozituar dosjen merr njoftimin se dosja u pranua nga gjykata, pro kjo nuk do të thotë se çështja do gjykohet në themel. Nëse kjo çështje do trajtohet apo hyn në kompetencat e gjykatës së Parisit vendoset pastaj. Ky është një sherbim për qytetarët francezë.

Berisha arsyeton se krimi ka ndodhur në internet dhe internet ka në Francë. Jemi thjesht në fazën që çështja është protokolluar, nuk ka asnjë më shumë”, tha gazetari. Më tej, Albi Xhunga shton se në njoftimin e Sali Berishës kishte dy probleme. “Ai thotë se gjyqtari ka pranuar çështjen. Po cili gjyqtar? Gjyqtari ka një emër. Gjyqtari i pretenduar i Sali Berisha nuk mund të identifikohet. Çështja ka vajtur deri në Amerikë, por mediat i referohen deklaratave të Sali Berishës. Nuk është Berisha që i bën thirrje Blinken për të paraqitur prova, por është gjykata që i kërkon ato prova, nëse vendos të marrë në shqyrtim çështjen”, tha ai.