Ish-deputeti Halit Valteri ka debatuar me ish-drejtuesin e policisë, Shemsi Prençi në studion e Euronews Albania.
Valteri akuzoi Prençin se ka qenë i akuzuar për korrupsion.
Prençi e kundërshtoi atë duke i thënë se mund ta kallëzojë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), nëse ka prova.
Halit Valteri: Shemsi, problemi yt është që nga polic do të bëhesh politikan. Është problem shumë i madh. Dukesh që je pa punë
Shemsi Prençi: Unë kam dalë vetë pa punë. Kam dhënë dorëheqjen, nuk më hoqën nga puna.
Halit Valteri: Ti je njeriu më i akuzuar për korrupsion në atë zonë.
Shemsi Prençi: Më ço në SPAK, siç ke çuar të tjerët.
Halit Valteri: Nuk merrem me ty. Ky e ka personale më këdo që i shan pronarin!
Shemsi Premçi: Unë s’kam pronar zotëri!
Valteri: Ti ke pronar Ilir Metën zotëri, hedh kockën Ilir Meta leh ti. Nuk hedh kockën Ilir Meta nuk leh ti.
Premçi: Zotëri shiko se ti ke folur vetëm me të lehur e më të paguar.
Valteri: Unë jam shtëpi që nuk leh zotëri.
Premçi: Ti e ke turpëruar shtëpinë, se çfarë njolle i ke vendosur shtëpisë ti e dimë.
Mua më njofin gjithë shqiptarët që kam kundërshtuar edhe Edi Ramën, Sali Berishën në kulmin e pushtetit. Unë nuk i servilosem njeriut zotëri.