Asllani ka gjatur ambientin e duhur te Interi. Me përkushtimin e tij në stërvitje dhe në ndeshjet miqësore, mesfushori shqiptar ka arritur ti bëjë menjëherë vend vetes në Milano.
“La Gazzetta dello Sport“ shkruan se 20-vjeçari u ka rrëmbyer tashmë zemrat të gjithëve te zikaltrit, ndërsa Lukaku e konsideron veten si babain e Asllanit në dhomat e zhveshjes.
“Asllani i vogël është bërë nxënësi i dhomës së zhveshjes. “Romi i madh“ (Lukaku) e konsideron atë djalë dhe si shaka e quan veten baba.
Brozoviçi dhe Barella, të cilët duhet të kenë frikë për punën, bëjnë shaka me të. Në Appiano të gjithë e duan tashmë për përkushtimin dhe besimin e tij të dëshmuar“, shkruhet në artikullin e medias italiane.