Analisti Baton Haxhiu iu përgjigj mbrëmjen e djeshme “live” nga studio e emisionit “Opinion’ kryeministrit Sali Berisha e quajti me mbiemrin denigrues “Baton Stanishiq”.
Haxhiu nuk i ka mbajtur nervat, ndërsa ka thënë se Berisha është “dhëndër i Serbisë” dhe fatkeqësi e Partisë Demokratike.
“E kam kursyer gjithmonë një linçues publik, edhe unë po i them dhëndrit të Milicës, që është dhëndër serb. Kjo është hera e fundit që e kam kursyer me etikën time.
Është një pro-serb dhe një dhëndër serb i cili është në krye të Partisë Demokratike dhe kjo është fatkeqësia e këtij vendi dhe të djathtëve. Familja e tij është me prejardhje serbe, është dhëndri i Milicës. Dhe është fatkeqësia e këtij njeriu që është në krye të PD. Njeri i gabuar në kohë të artë për Shqipërinë.”, tha Baton Haxhiu.
Duke ndjekur Opinion!
Miq, zhvillimet e fundit ne teresi dhe kuvendi i PD ka tmerruar Edi Ramen, i cili ka mobilizuar te gjithe leperisit e tij te perhape trillime dizinformime mashtrime etj.
Ne krye te ketij kortezhi mjeran qendron binomi i nderkolnuar Stanishiq – Zogaj te cilet kalojne te diskretituar me tezat bajate nga studio ne studio si zhurmues te ndryshkur. Me kete rast ju bej thirrje studjove tju kerkojne ndjese shikuesve per ndjesite qe ju krijojne.