Kjo është java vendimtare për Ilir Metën për të hedhur paratë e korrupsionit në fushatë për të blerë vota.
Duke e ditur se vetë monitorohet, Meta do të përdorë njerëzit e tij të besuar për të shpërndarë paratë.
Shfaqet Leshkoja
Ilir Meta ka angazhuar në fushatën zgjedhore një nga ish drejtorët simbol të LSI-së për abuzime. Bëhet fjalë për Petrit Sulajn, ish-drejtori i Aviacionit Civil dhe ANTA, sot Albcontrol.
I njohur si ‘Leshkoja‘, Petrit Sulaj është ndër ish drejtorët e pakët të LSI-së që vijon t’i shkojë pas Ilir Metës dhe që është angazhuar në fushatën zgjedhore.
Me porosi dhe për llogari të Metës, Leshkoja kontakton dhe mbledh rreth vetes ish të dënuar për vepra të rënda penale, personazhe me precedentë penalë dhe hajdutë votash, duke ia prezantuar më pas Metës.
Leshkoja kontakton personazhe edhe në kampin kundërshtar duke u bërë oferta dhe duke u kërkuar të takojnë Metën.
Nga ana tjetër Ilir Meta vijon takimet me eksponentë të krimit, kryesisht nëpër skuta dhe pas mesnate.
Meta frekuenton çdo natë zonën e Saukut, ku takohet dhe mbledh ish burgaxhinj për të blerë vota për Partinë e Lirisë.
Meta qëndron me ish burgaxhinj deri në orët e para të mëngjesit.
Njërzit e krimit dhe Leshkoja, marrin natën porosi nga Meta, ndërsa ditën hidhen në terren për t’i zbatuar.
Një burim i rezervuar tha për Prapaskenën Ilir Meta ka bërë gati disa çanta me para të pista për t’i hedhur për blerje votash, këto ditë.
Rreth 80 % të dosjeve për blerje votash në SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të zakonshmëm i përkakasin LSI dhe njerëzve të lidhur me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Elona guri dhe Tankisti në Kamëz
Ditët e fundit ka nisur të lëvizë intensivisht Elona Guri, e njohur edhe si bankomati i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Guri është një nga njerëzit më të besuar të Metës në punët e zeza, për përgjime në dhoma gjumi siç përgjoi Dritan Priftin, shantazh, futje të kamerave në çdo skutë, lëvizje parash etj.
Monika Kryemadhi ka udhëtuar më shumë me Elona Gurin jashtë vendit se sa me Ilir Metën.
Elona Guri, sipas burimeve është caktuar për lëvizjen e parave. Struktura vëzhgimi kanë vënë re lëvizje të dyshimta të Gurit në Durrës dhe Kamëz.
Në Kamëz, Meta ka caktuar për fushatën njëfarë Faik Basha, ish specialist tankesh, i cili pasi ka mbajtur poste në qeverisjen e Rilindjes, del duke bilibilosur në TV për keqeverisje dhe që zgjidhja sipas tij është partia e Metës (blloku i zi).
Basha ka qenë drejtor për sigurinë në Burgun e Peqinit, ku është lakuar për dallavare dhe bashkëpunim me krimin.
Më pas, Basha u katapultua kryeinspektor dhe drejtor i Policisë Bashkiake Kamëz, ku mori edhe nofkën ‘dymijëlekëshi’, pasi vinte gjoba dhe u merrte deri tek qindarkat e fundit të moshuarave që shisnin në tregun e Kamzës.
Rakip Suli e shkarkoi dhe dëboi pas ankesave të shumta për abuzime dhe zhvatje.
Pas shkarkimit, Faik Basha iu bashkua LSI-së së Ilir Metës, emblemë e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Në këtë parti duket se gjeti veten.
Hajduti i naftës në Kamëz
Në Kamëz, Meta ka angazhuar edhe Eduart Grecin, i skeduar si një hajdut ordiner nafte. Greci ka qenë jurist në Burgun e Drenovës.
Greci është larguar në vitin 2019 nga detyra, pasi u kap duke vjedhur naftën. Greci, i cili i është bashkuar LSI-së, një parti simbol i abuzimit, është filmuar duke ngarkuar bidonët me karburant në makinën e tij.
Pas daljes së videove duke vjedhur naftën e burgjeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kërkoi nga prokuroria nisjen e një procedimi penal.