Jasir Asani ishte lojtari protagonist i arritjes historike të Shqipërisë për kualifikimin në Europianin e Gjermanisë. Falë golave të tij, kuqezinjtë ia dolën të mbanin vendin e parë në kualifikuese.
E gjithë performanca e Asanit është përkëthyer në rritje çmimi. Tanimë kartoni i tij vlen 1.20 milionë euro, duke arritur kështu kulmin e karrierës.
Asnjëherë më parë kartoni i tij nuk vlente në këtë shifër, ndërsa për herë të fundit kartoni i Asanit sipas transfermarkt kushtonte 700 mijë euro.