Gjatë debateve të fundit mes Ramës dhe Bashës janë përfshirë në fjalorin e tyre gjarpërinjtë. Rama e ka quajtur Vettingun, “një gjyle në folenë e gjarpërinjëve të drejtësisë”. Basha i është kundërpërgjigjur që “gjarpërinjtë janë ata të Vettingut, por populli do t’ua shtypë kokën”.
Jari i cili e ka për detyrë të bëjë Twitterin e ditës kundër Ramës sa dëgjoi gjarpërinjtë i shkrepi një ide dhe i ndezi fantazinë. Pas 21 Janarit, kur Jari u bë Ministër i Brendshëm, mori në dorë dëshminë e Doktorit që Rama ka përdorur më 21 Janar thika me helm nga gjarpërinjtë e Mashkullorës.
Ripërmendja e Ramës dhe rikthimi i tij tek gjarpërinjtë është një shenjë që gjithçka është e vërtetë,- tha Jari. Dhe vendosi të shkruajë Twitterin.
“Gjarpërinjtë e 21 Janarit e nxorën kokën në gusht. Atëhere u mori helmin për thika, tani ka nxjerrë thikat se është bërë helm nga opozita”.
Twitteri i pëlqeu shumë.
E nisi menjëherë.
Pasi e postoi pati disa komente.
Më pikanti prej tyre ishte bërë nga ish deputeti Ruli:
“Debati mes Ramës dhe Lulit jo rastësisht ka në qendër gjarpërinjtë. Gjarpërinjtë e kanë suksesin se kur zvarriten e helmojnë kundërshtarin. Kurse ti e ke suksesin që kur zvarritesh helmon shefin”.