osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jari zbulon levën e Arkimedit për opozitën

Jari zbulon levën e Arkimedit për opozitën

Jari sot u zgjua me nge dhe shumë më vonë se orari i fiqve.

Pasi u shtriq nja 45 minuta në krevat, nisi të mendohej për të gjetur arsyen e gëzimit të papritur që e kishte pushtuar.

Dhe dikur e gjeti, fluksi i telefonatave të fansave që i kërkonin sqarime se çfarë kishte dashur të thoshte në shkrimin e fundit kishte nisur të binte.

-Më në fund, më kuptuan, tha dhe brofi menjëherë në këmbë.

Por lajmi i parë që pa në titrat e televizioneve, ia zbehu pak entuziasmin, dhe ra përsëri në krevat.

Kishin arrestuar Arkimed Lushën, ose ndryshe “Stresin”.

E mbuluan djersë të ftohta dhe u përpëlit nja tre orë, por pastaj e mblodhi veten dhe u ngrit të shkruajë mesazhin e mëposhtëm:

“Të nderuar miq, Jari ju sqaron!

Qeveria e krimit dhe e drogës sot e mbushi kupën.

Edi Rama arrestoi njërin prej simboleve të Partisë Demokratike dhe njërin prej modeleve më të suksesshme të demokratëve të rinj, zotin Arkimed Lushaj.

Me burgosjen e tij merr fund paqja sociale në Shqipëri, sepse ky kryeministër praktikisht i ka shpallur luftë opozitës.

Ndaj në këto orë të vështira që po kalojmë, duhet të ftojmë çdo opozitar, që të lërë mënjanë çdo problem të tij, dhe të bashkohet në protestën më të fuqishme që vendi ka njohur për lirimin e “Stresit”.

Ftoj gjithashtu lidershipin aktual të Partisë Demokratike që të kalojë në plan të dytë çështjet e Babales dhe të Xhisielës, pavarësisht rëndësisë së tyre.

Sepse ato janë të pakrahasueshme me këtë kauzë të re.

Të mos harrojmë se Arkimed Lushaj, i cili që kthyer në stres për qeverinë e drogës, rrjedh nga një familje me kontribute të veçanta për demokracinë në Shqipëri, për të cilat është shahit Doktori.

Ato nisin me zbërthimin e vrasjes së Azem Hajdarit dhe kulmojnë me rrahjen në Bruksel të spiunit të rrezikshëm të Greqisë, Paskal Milo, asokohe ministër i Jashtëm.

Por përtej kësaj, kjo protestë e ka të sigurtë suksesin edhe nga motivimi që mund t’i shkaktojë aleatëve tanë kryesorë të LSI-së, të cilët kanë miqësi familjare dhe kanë pirë gjak me familjen e “Stresit”.

Ndaj kjo kauzë mund të kontribuojë edhe në forcimin e unitetit të opozitës.

Protestuesit janë të lutur të mbajnë ne duar pankarta me fotografi të zotit Lushaj me Lulin, si dhe ato të babait të tij me Doktorin, por dhe statuset frymëzuese të “Stresit” kundër Edi Ramës, kundër krimit, kundër drogës dhe sidomos atë kundër basteve, pas ngjarjes së fundit kriminale në Bllok.

Të gjithë bashkë për lirimin e “Stresit”!

Pas kësaj, qeveria e krimit nuk ka ku të futet.

Le të shndërrohet zoti Lusha në një levë Arkimedi për të sjellë opozitën e Lulit në pushtet!

I juaji, Jari!”