osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jari xheloz për Fate Mediun: Gjithmonë i kap djemtë e të mëdhenjëve

Jari xheloz për Fate Mediun: Gjithmonë i kap djemtë e të mëdhenjëve

Pas lajmit se Fate Mediu ka takuar djalin e presidentit Trump, Jari mendoi se duhej përshëndetur si gjest, edhe pse u bë pak xheloz për aftësinë që ka Fatja të kapë gjithnjë djemtë e të mëdhenjëve.

Për këtë ai mendoi të botojë të plotë korenspodencën me Faten, pasi e pyeti si si rodhën ngjarjet:

“Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron!

Po botoj të plotë mesazhet e shkëmbyera me Faten, pas takimit që pati me djalin e presidentit Trump në Uashington.

Ja çfarë më shkruan Fatja.

“I dashur Jari.

Faleminderit për interesin që ke për takimet e mia.

E kisha qëllim të jetës sime gjithë këto vite që merrem me “Mëngjesin e Lutjeve”, të takoja një djalë presidenti.

Por siç e di ti, Klintoni kishte vetëm një vajzë e s’kisha si ta takoja.

Bushi kishte dy vajza dhe ato nuk kishe ku t’i gjeje.

Obama kishte dy po ashtu, por i kishte të mitura.

Një nga gëzimet e mija të mëdha kur u bë Trump president, ishte që ai kishte një djalë të rritur në moshë madhore, që mund ta takoja.

Dhe ja vura qëllim vetes.

Kam ndenjur 48 orë para Shtëpisë së Bardhë ,derisa mësova se ai po lëvizte për një dyqan rrobash aty afër.

Sapo hyra në dyqan, ju afrova dhe ju prezantova.

-I’m Mr. Mediu, leader of the Republican Party in Albany

Ai u hutua shumë.

-Nice to meet you, më tha, dhe më dha dorën.

-A dalim në një foto, i thashë?

-Patjetër, më tha.

-Si i kemi punët në Albany, më tha?

Aty e kuptova se e kishte fjalën për qytetin e Albany, që është kryeqyteti i Nju Jorkut

-Po forcohemi, i thashë, që mos ta zhgënjea.

Pastaj e pyeta, si i shkon biznesi.

-Mirë, më tha, po merrem me këto punët e babait.

I shpjegova se industria e demontimit të armëve në vendet ish- komuniste është biznes i madh.

-Shiko një herë mundësinë. Unë jam ekspert për këto punë, i thashë.

-Ah, po, më tha. Kam pare një film të Hollivudit.

Disa djem këtu bënë shumë para me djalin e kryeministrit diku në një vend andej në Ballkan, por kishin vrarë shumë vetë.

-Po po, i thashë. Mund ta përsërisim prapë atë gjë, se nuk vrasim më. Do të përpiqem unë për këtë gjë.

-Patjetër më tha. U ndamë miqësisht.

Pasi iku, i mora dyqanxhiut numrin e telefonit, se e kishte shok.

Do t’i çoj sms më vonë dhe ta sqaroj dhe keqkuptimin që nuk jam nga Albany, por nga Albania.”

Ja pra të dashur demokratë! Nuk është vetëm Meta që takon Pompeun, por dhe Fatja që takon djalin e Trump.

Po të kemi parasysh që dhe Farua dikur ka takuar vëllain e Obamës, mendoj që jemi të kompletuar tani në lidhjet me SHBA.

Të paktën këta që kanë viza po na bëjnë shumë punë.”