osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jari vendos të regjistrohet si student

Jari vendos të regjistrohet si student

Pas këmbënguljes së studentëve për të mos pranuar grupime politike në protestën e tyre, dhe sidomos thirrjeve histerike kundër Doktorit, Jari po mendonte sot se si mund të gjendet një rrugë e re, për t’u përfshirë në lëvizjen studentore.

Përveç idesë që ai t’i drejtohej me një editorial popullit për këtë çështje, Jari vendosi të propozojë dhe një rrugë të tërthortë për t’iu bashkuar lëvizjes studentore:

“Të dashur demokratë, Jari ju sqaron!

U bë e bezdisshme kjo puna e studentëve që nuk pranojnë ndikime nga politikanët në këtë protestën e tyre.

Kështu vepruan dhe ndaj grupeve të protestës së Unazës së Madhe, të Shkozës, të Teatrit etj.

Ndaj unë mendoj të jap shembullin i pari në këtë drejtim.

Sot vendosa të regjistrohem sërisht student.

Do filloj Doktoraturën dhe askush nuk më ndalon dot të marr pjesë në protestë si student i Doktoraturës.

Meqë për Doktoraturë më duhej masteri, kërkova në arkivë dhe gjeta masterin tim, që është vlerësuar me notën 10 nga një Institut që tani ka falimentuar.

Titulli i masterit është OSBE, NATO dhe Këshilli i Europës. Çfarë janë këto institucione.

Në temën time trajtohen me hollësi çfarë janë këto institucione.

Në atë kohë pata fatin se gjeta në internet një faqe që e kishte emrin Uikipedia dhe ajo kishte plot material.

Mendoj se tani duhet t’i futem Doktoraturës me titull: Çfarë është Bashkimi Europian?

Dhe mendoj se do arrij të gjej plot materiale në internet për këtë dhe do kem kohë të merrem dhe me protestën e studentëve.

Duke u regjistruar si student, ata nuk më refuzojnë dot mua të marr pjesë në protestë.

Unë pastaj do ankohem për tarifën e lartë të Doktoraturës dhe kërkoj që të gjithë studentët të kenë të drejtë të bëjnë Doktoraturë.

Kjo me siguri do më japë shumë popullaritet

Këtë rrugë besoj duhet të ndjekin të gjithë.

Mendoj që Luli duhet të bëjë gati një grup prej pesëdhjetë vetash dhe t’i regjistrojmë studentë në çdo fakultet dhe ata të marrin iniciativën të bëjnë kryesinë e protestës së studentëve.

Kjo do na japi shansin të kontrollojmë protestën dhe të jemi në krye të saj.

Vetë duke u regjistruar si student nuk na e heqin dot të drejtën të jemi në protestë. Është e vetmja rrugë.

Nuk duhet të vonohemi.”