osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jari u shpjegon demokratëve të ndjehen krenarë për ngritjen e këmbëve në avion

Jari u shpjegon demokratëve të ndjehen krenarë për ngritjen e këmbëve në avion

Pas zhurmës që u bë për botimin e fotove ku Luli dhe gruaja e tij udhëtonin në biznes klas drejt Hollandës dhe se gruaja ishte relaksuar duke ngritur këmbët mbi nivelin e duhur, Jari vendosi të flasë me demokratët që ata të qetësohen.

Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Siç e patë dhe nga fotoja, Luli dhe gruaja e tij janë njerëz të kulturuar. Kur ata udhëtojnë fundjavë për në Hollandë, përpiqen të zenë gjithnjë vendin e parë në biznes klas, pasi nuk duan të shqetësojnë njerëzit që mund të kenë përpara, për të shtrirë këmbët. Është pak e shtrenjtë, por më shumë ka rëndësi që Luli të mos bezdisë njeri, se sa çmimi. Në fund të fundit për këtë ditë ka punuar.

Ajo që duhet t’u bëjë krenar ju, është se gruaja e Lulit siç shikohet është duke lexuar librin e Fevzos, kurse Luli është duke dëgjuar librin që gruaja ja lexon dhe ja regjistron në Ipod, pasi ai nuk ka kohë të lexojë.

Kështu ata përdorin në mënyrë maksimale çdo minutë, duke përfshirë dhe udhëtimin në avion për t’u përgatitur për të drejtuar vendin.

Shtrirja e këmbëve është zakon njerëzor. Ju e keni parë që dhe Edi Rama si i shtrin këmbët mbi tavolinë, apo edhe Obama dhe udhëheqës të tjerë. Gruaja e Lulit nuk ka pse bën përjashtim.

Detyra e çdo demokrati është ta propagandojë këtë fotografi si pozitive dhe të krenohet me të, siç kanë bërë deri tani shumë demokratë të shquar, si Kunati i Lulit, gaztori i Lulit dhe këshilltarët e Lulit. Madje, serioziteti me të cilin gaztori i Lulit ka mbrojtur gruan e Lulit, e ka bindur Lulin pse ai nuk bën dot njerëz për të qeshur, pasi është më serioz se ç’duhet.

Zilia që kanë armiqtë e Lulit, që ai ikën cdo fundjavë në biznes klas në Hollandë, buron nga mllefi i tyre ndaj superioritetit të Lulit. Ata duan që Luli të rrijë e të vuajë tek Vila në Farkë, në një hapësirë të ngushtë, ku mezi rrotullohesh në shtëpi. Por kjo nuk ka për të ndodhur. Ai do të vazhdojë të udhëtojë cdo fundjavë në Hollandë, gruaja e tij do lexojë cdo fundjavë nga një kapitull libri dhe Luli do vazhdojë të dëgjoj në Ipod çdo fundjavë nga një libër. Vetëm në këtë mënyrë ne do të mund të sigurojmë qetësinë e Lulit dhe dinjitetin e tij, deri më 8 Dhjetor, kur Ilir Meta të rinisë Revolucionin.

I juaji Jari!