osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jari sqaron aleancën me çamët: Ka ardhur koha të kthejmë sytë nga aleatët besnikë!

Jari sqaron aleancën me çamët: Ka ardhur koha të kthejmë sytë nga aleatët besnikë!

Jari vendosi sot të inkurajojë aleancën e PD me PDIU, e kryesuar nga Idrizi. Pas takimit të delegacionit çam me Lul Bashën , Jari shkruajti:

“Idrizi dhe Mesila janë garancia për besnikërinë e partisë çame ndaj PD dhe betejën kundër krimit e korrupsionit”.

Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Siç e patë sot në selinë e PD u organizua ceremonia e rikthimit të tretë të Partisë çame në PD. Siç thotë dhe populli, e treta e vërteta.

Nga ky takim u pa qartë se PDIU i ka objektivat e qarta për rritjen e saj në të ardhmen. Elektoratin e derisotëm do t’ia lërë PS dhe këtu do krijojë elektorat të ri. Pastaj në të ardhmen të dy elektoratet do të bashkohen në PD. Për momentin elektorati aktual ka nevojë të fuqizohet në PS.

Desha të them dy fjalë dhe për ceremoninë e takimit. Më pëlqeu shumë që takimi u konceptua si aleancë kundër krimit në politikë dhe PDIU është shquar si parti që lufton krimin dhe korrupsionin.

Në këtë pikë Idrizi është treguar largpamës dhe falë pastërtisë së tij dhe distancës nga krimi dhe korrupsioni, ka arritur të marrë gjithnjë deputetë të pavarur nga populli dhe çështja çame, që edhe pse nuk janë çamë, e duan partinë çame.

Një element I rëndësishëm ishte dhe prania e deputetes Vokshi në atë takim. Ajo është shembull i luftës kundër koncesioneve dhe PPP. Sakrifica e saj kundër koncesioneve ka shkuar deri në distancim familjar nga burri që nuk realizoi si duhet koncesionin që i ka pas dhënë vetë ajo në naftë në Delvinë .

Ajo është njohësja më e mirë e koncesioneve dhe PPP dhe është garanci që partia çame nuk do përfshihet në to.

Nga ana tjetër ajo ka pasur në atë takim dhe një status dyfish, si shoqe e Mesilës. Kjo i jep më shumë garanci aleancës.

Lidhur me zërat që janë të pakënaqur me qëndrimet e mëparshme të Mesilës ndaj Lulit, Luli është i qartë se haqet e grave nuk të zënë, kështu që nuk ka rrezik. I vetmi problem i yni tani është të forcojmë koalicionin kundër krimit dhe korrupsionit që është e vetmja garanci që nuk na përçan më kurrë me partinë çame. Po rrëshqitëm në korrupsion dhe krim të organizuar, nuk ka garanci që ata rrijnë me ne. Aty nuk durojnë dot.