Siç u bë e ditur sot Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu iu bashkua pelegrinazhit të bektashinjve në malin e Tomorrit së bashku me Ilir Metën.
Atje, ai ka mbajtur edhe një fjalim përpara të pranishmëve.
Jari u informua për përmbatjen e fjalimit.
Të dashur besimtarë!
Unë e kam njohur vonë historinë e Abaz Aliut dhe nuk e dija që I biri I Aliut, pas betejës Qerbelasë erdhi në Tomorr. Ne nuk na e kishn treguar këtë gjë ndaj dhe në shumicë, nuk ishim më pasues të Aliut por të profetit Muhamed.
Presidenti juaj Ilir Meta më ndriçoi për këtë çështje dhe më tha se e vetmja mënyrë që të mundësh Erdoganin dhe të fitosh zgjedhjet, është të vish të falesh tek Teqeja e Abaz Aliut.
Ndaj jam sot këtu, me shpresë tek Allahu, që Teqeja e Abaz Aliut të na ndihmoj.
Shpresoj se pas kësaj , do të kemë mundësi të pajisem me aftësi të jashtëzakonshme siç është parahsikimi I tërmeteve të cilat në Turqi po bëjnë namin. Nëse unë arrij ta kem atë aftësi e kam shumë të lehtë të mund Erdoganin, pasi turqitë I kanë tmerr tërmetet. Presidenti Meta më siguroi se Teqeja e Baba Aliut ta jep këtë aftësi.
Po ashtu shpresoj që ardhja kët në Malin e Tomorrit të më forcoj aftësitë dhe dëshirat për të shetitur në male, për tu futur në shpella dhe ujvara dhe për të ngjitur lartësi. Kjo do ta sfidonte Erdoganin dhe do ta bëntë të trembej sinqerisht nga opozita ime.
Në fund shpresoj se kush vjen tek teqeja e Abaz Aliut, është I paprekshëm dhe nga ligji. Në një vend si Turqia ku nuk ka Reformë në Drejtësi dhe dënohesh kot, shpresoj që Teqja e Abaz Aliut të më ndihmojë.
I jam shumë mirnjohës Presidentit Meta dhe e siguroj se do të ndjek këshillat e tij që janë dhe këshillat e Abaz Aliut.