Pas lajmeve se viktima e Mihalit ishte një milioner spanjoll dhe kishte qenë shef kabineti i presidentit të Spanjës, Jari vendosi të ndryshojë mendim për përgjegjësinë e Mihalit në këtë histori:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Tani ka dalë në dritë e vërteta për atë që ndodhi në Porto Palermo.
Viktima është një mik i Edi Ramës, nga këta milionerët që ky fton me jahte në Shqipëri dhe që i vënë syrin bregdetit shqiptar.
Ky milioneri me sa duket do të marrë kalanë e Porto Palermos dhe ka sajuar një udhëtim aty i maskuar si i varfër dhe i hipur në një furgon.
Aty ka konstatuar se problemi i vetëm është Mihali, që ka mbushur gjirin me vaska peshku dhe ka zënë bregun e gjirit.
Atëhere vendosi të rrezikonte, duke u përballur me Mihalin dhe duke e peshkuar atë në një skenë dhune që Mihalit po i kushton burgun dhe prishje të lokalit.
Spanjolli shkoi në lokal dhe i kërkoi gjashtë peshq.
Mihali po dëgjonte porosinë nga sporteli.
Pa mbaruar akoma porosinë, kamerieri i thotë spajollit:
-Janë shumë gjashtë peshq, merrni katër.
-Ok,i thotë spanjolli, katër!
Mihali del me thikë në dorë.
-Do hani gjashtë, se i hodha në tigan unë, nuk e kthej porosinë. Aq sa thatë herën e parë.
Spanjolli nuk foli, por sapo iku Mihali, u bëri shenjë të vetëve dhe dolën jashtë fshehurazi, pa filluar të hanë.
Mihali i pikasi dhe i ndoqi me hanxhar dhe celular në dorë, dhe ndodhi ajo që pamë.
Pas kësaj, Edi Rama i çoi menjëherë Blendi Klosin në shtëpi spanjollit dhe i kërkoi falje.
Spajolli nuk e ka falur dhe ka thënë do e bëj të madhe në Spanjë.
Sot mediat në Spanjë kanë transmetuar të gjithë videon.
E gjithë kjo bëhet që në fund Rama ta ftojë në Dhërmi, t’i japë një verë të shtrenjtë, t’i flasë gjerë e gjatë se ç’ka hequr ai nga një Kokëdhimë tjetër, dhe në fund t’i thotë ‘që të rregullojmë imazhin e Porto Palermos, duhet ta mbash, ose ti, ose Mihali.
Mihali e humbi, merre ti me një PPP’.
Dhe ai më në fund do pranojë.
Ja, për kaq është bërë e gjithë kjo histori.
Ndaj duhet të jemi vigjilentë dhe me Mihalin.
I juaji, Jari!”