osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Jari kërkon masa ndëshkuese ndaj “këshilltarit” të Merkelit, Martin Henze

Jari kërkon masa ndëshkuese ndaj “këshilltarit” të Merkelit, Martin Henze

Pas vendimit të Bundestagut gjerman pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, Jari mendoi se është koha të merren masa ndaj “Këshilltarit të Merkelit”, Martin Henze, që ka 1 vit e ca që merr para për të bllokuar negociatat.

Në një postim të tij, Jari e argumentoi kështu mendimin e tij:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Kemi më shumë se një vit që paguajmë shtrenjtë zotin Martin Henze, që na e keni paraqitur si këshilltar të Merkelit dhe që do bllokojë hapjen e negociatave në Bundestag.

Ja kemi plotësuar të gjitha kushtet.

Ka kërkuar cash për të ndikuar tek disa deputetë, ja kemi dhënë.

Ka kërkuar qimet e kokës për të botuar përgjimet, ja kemi dhënë.

Na ka kërkuar para për të bllokuar takimin Rama- Merkel, ja kemi dhënë.

Jo që se ndaloi, por ajo e priti sikur ta kishte djalë shpirtëror.

Tani më në fund Bundestagu voti dhe pro.

Unë mendoj se ne, ose duhet të pranojmë që nuk ka qenë këshilltar i Merkelit, ose duhet ta heqim si të paaftë.

Mendoj se më mirë ta heqim si të paaftë, se versioni i parë është më i rëndë, se duket sikur na ka mashtruar Luli.

Ndaj mendoj këto masa ndaj tij.

E para, t’i pritet rroga dhe kontrata.

E dyta, të shërbejë pjesën e mbetur falas, si këshilltar i Tit Vasilit, për tërmetet.

E treta, të punojë dy orë dita tek portali i Çim Pekës tek sektori i parashikimit të motit.

E katërta, të detyrohet të zbërthejë çdo mesazh të koduar të Ilir Metës, kur del në foto me mace.

E pesta, të bindë Nard Ndokën të mos shkojë tek tryeza e OSBE.

Këto kushte duhet t’ia bëjmë të qarta menjëherë.

I juaji, Jari!”