Pas lajmit se Thesari i Shtetit i ka hequr firmën Voltanës, pasi i ka mbaruar mandati, Jari vendosi të sqarojë demokratët, se cili duhet të jetë hapi i radhës i PD:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Vendimi i qeverisë që t’i heqë firmën Voltanës, do të thotë që ajo nuk mund të drejtojë më Bashkinë e Shkodrës, pasi nuk ka më të drejtë firme për lekët.
Në këto kushte, ne duhet të marrim një vendim historic, që të hyjmë në histori.
Ne duhet të vetëfinancojmë Bashkinë e Shkodrës.
Se në fund të fundit, po nuk jemi të zotë të financojmë një Bashki, si mund të drejtojmë Shqipërinë.
Për këtë mendoj se Voltana duhet të shpallë Bashkinë e Shkodrës të pavarur nga Qeveria dhe ne t’i sigurojmë fonde simbolike, sa për zyrën e saj dhe disa drejtues politik.
Pjesa tjetër le të shkojë tek Bashkia e Edi Ramës
Gjesti është simbolik, sa për të krijuar idenë e pushtetit paralel dhe të rezistencës demokratike revolucionare.
Kështu, disa nga kompanitë e Kunatit mund të dorëzojnë donacione së paku për një vit, për 10 rroga, dhe qiranë e zyrës.
Po ashtu, do bëjmë thirrje për donacione nga populli, për të parë se sa mbështetet ideja e një Bashkie të pavarur, jashtë sistemit.
Nëse funksionon, atëhere ne mund të bëjmë zgjedhje të reja parlamentare vetëm, krijojmë dhe Parlamentin paralel dhe Qeveri paralele, dhe i japim fund këtij regjimi të narkotrafikut.
Por fillimisht këtë duhet ta eksperimentojmë në Shkodër dhe duhet të ketë sukes.
Ndaj ju bëj thirrje të mbështesim Bashkinë e pavarur të Voltanës dhe të krijojmë një shpresë të re për Shqipërinë.
I juaji, Jari!”