Pas pritjes pompoze që ju bë polices Ina, e cila humbi katër gishtat e dorës në protestën e banorëve të Astirit para Parlamentit, Jari u egërsua dhe nuk e përmbajti dot veten, sidomos kur atë e priti me kamera, vetë Edi Rama.
Pastaj kur pa gjithë kurbën e aktiviteteve për Inën, Jari arriti në përfundimin se kjo është një strategji e mirëmenduar:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
E di që po ju bezdis me këtë historinë e Inës, por pas saj fshihet një e vërtetë e hidhur, me të cilën do të përballeni.
Nga ajo që unë kuptova prej pritjes së polices së plagosur nga Rama, Lleshi, dhe mënyra si e paraqiste shtypi, mendoj se pas këtij gjesti fshihet një plan i madh.
Plani është që Ina të bëhet presidente, pasi të shkarkohet Ilir Meta, ose kur të përfundojë ai mandatin.
Skenari është i qartë.
Nëse kthehemi pas në kohë, e njëjta gjë ka ndodhur me mua në parim, por realisht situata ishte shumë ndryshe.
Dhe unë pasi u sëmura dhe u ktheva nga operacioni, nuk lëvzja dot, por Doktori edhi më vizitoi në shtëpi pa kamera.
Kurse Inën, sa u kthye nga operacioni, Edi Rama e priti me kamera.
Mua Doktori më kërkoi të punoja fort me fizioterapistin, të kurohesha sa më parë.
Edi Rama i kërkoi Inës vullnet, t’i shërohehin gishtat sa më parë, se e prisnin detyra të rëndësishme.
Doktori më kërkoi mua pastaj të isha i kujdesshëm me shtypin dhe të dukesha si viktimë.
Rama po ashtu po i kërkon Inës të mos japë intervista, por të duket si viktimë.
Doktori më kërkonte mua ta nderoja kur paraqitesha në telefon, duke i thënë: “Jari ju dëgjon”
Edi i kërkoi asaj ta nderojë me dorën lart në shenjë nderimi, kur hyri në zyrë.
Pra deri këtu, të gjitha shenjat janë njësoj.
Më tej shenjat kanë një ndryshim të rëndësishëm.
Mua Doktori më bëri ministër të Brendshëm pas masakrës së 21 Janarit, kur Edi Rama vrau 4 vetë dhe plagosi 36 të tjerë.
Edi Rama po e emëron atë si nderi i policisë, pas masakrës së Astirit, për të inkriminuar protestën dhe për ta shpallur atë heroinë.
Për këtë arsye mendoj se duhet të reagojmë fort ndaj saj, pasi ajo nuk mund të bëhet presidente mbi gjakun dhe djersën e banorëve të Astirit, me të cilët u përlesh.
Ajo duhet të shkojë në bankën e të akuzuarve dhe jo të bëhet presidente.
Por Edi Rama kërkon ta bëjë presidente, pasi do të kriminalizojë protestën tonë dhe të lartësojë figurën e saj.
Por ne nuk do ta lejojmë.
Ai që vrau katër vetë në Bulevard, vrau dhe këtë policen në protestë.
Të tjerat janë broçkulla.
Dhe e paksa bërë këtë pasi kërkon të imitojë karrierën time të merituar për president.
Kjo është vjedhje dhe këtë vjedhje nuk ja fal kurrë.”