Ministri britanik i ngarkuar për Brexit, Dominic Raab paraqiti sot dorëheqjen për shkak të kundërshtimit të tij të projektmarrëveshjes për Brexit të arritur nën drejtimin e kryeministres Theresa May me Bashkimin Europian.
”Nuk mund të mbështes marrëveshjen e propozuar për dy arsye që lidhen veçanërisht me statusin e ardhshëm të Irlandës së Veriut pas Brexit”, sqaroi Raab në letrën e dorëheqjes të publikuar në profilin e tij në Twitter, raporton ata.
Edhe sekretari britanik i Shtetit për Irlandën e Veriut, konservatori Shailesh Vara njoftoi sot dorëheqjen për shkak të qëndrimit kundër projektmarrëveshjes për Brexit të arritur nga qeveria britanike me Bashkimin Europian.
Vara vlerëson se ”teksti prej 585 faqesh nuk i përgjigjej vullnetit të britanikëve për largimin nga BE-ja, e shprehur me votë në referendumin e qershorit 2016, duke e lënë Britaninë e Madhe në gjysmë të rrugës, pa një datë përfundimtare për të përcaktuar se kur do të jemi më në fund një komb sovran”.