Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i sheh totalisht të pabaza pretendimet e Francës dhe Holandës për azilantët dhe krimin e organizuar shqiptar. Këto dy shtete historikisht i kanë koordinuar mes tyre votat në proceset integruese të shteteve që synojnë të hyjnë në BE.
Këtij argumentimi të presidentit francez se pse kundërshton hapjen e negociatave dhe pretendimit të holandezëve se krimi i organizuar shqiptar po drejton tregun e narkotikëve në atë shtet, i del kundër ministri shqiptar.
“Kemi vlera mesatare europiane në të gjitha figurat që përshkruajnë nivelin e sigurisë publike të Shqipërisë. Për mua shqetësimi i tyre është plotësisht i pabazë”, u shpreh ministri.
Në të shkuarën, fenomeni i azilantëve ishte shqetësim dhe për qeverinë gjermane, e cila ka pranuar se numrat kanë ardhur në reduktim.