Arrestimet e fundit të SPAK në kampin socialist kanë futur në terror Sali Berishën. Alarmi i tij është produkt i mbylljes së dosjeve që rrezikojnë familjarët e tij.
Dosja e Kompleksit “Partizani”, që mund të çojë përpara drejtësisë dhëndrin e Sali Berishës duket se po shkon drejt fundit të hetimeve pas presionit të fortë të SHBA, e cila kërkon shkërmoqjen e të korruptuarve në Shqipëri.
Burime bëjnë me dije se orkestruesi i madh i kësaj afere Sali Berisha, bashkë me përfituesin, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi rrezikojnë prangat. Muajt e fundit kanë dhënë shpjegime para prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ish-ministrat e qeverisë “Berisha 2”, por edhe personazhe të tjerë kyçë.
Kjo dosje pritet të tronditë zyrtarë të nivelit të lartë dhe biznesmenë. Është prokurorja e “hekurt” Enkeleda Millonai e trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që gjatë këtyre muajve të fundit ka mbledhur të gjitha provat të cilat rrezikojnë fundosjen e Jamarbër Malltezit për pastrim parash me ngritjen e 19 kullave me 39 mijë euro, mbi pronën shtetërore ish Klubi Partizani, tjetërsuar nga vjehrri kryeministri përmes një afere me qindra nyje të zeza, realizuar gjatë viteve 2006-2009.
Gazetari Adriatik Doçi ka shkruar ditën e djeshme se kjo është dhe arsyeja pse Sali Berisha gjatë këtyre kohëve ka sulmuar këtë prokurore.
Çfarë rrezikon Jamarbër Malltezi?
Sali Berisha ka sulmuar prokuroren e SPAK-ut, Enkeleda Millonai, e cila po heton dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, për pastrim parash. Ndoshta mendon se është ende koha e ‘deles së tij’ Adriatik Llallës (sot në arrati), koha kur kërcënonte dhe fyente Ina Ramën se pse nuk hetonte siç udhëzonte ai në fjalime publike, koha kur i jepte mesazh një natë para Gjykatës së Lartë për të shpallur të pagajshëm Ilir Metën, kur rrethonte prokurorinë që të mos pyeste klientin e Familjes së tij Damir Fazlliç, koha kur nuk zbatonte urdhër-arrestet e Prokurorisë për 21 Janarin, kur rrethonte dhe detyroi të kërkonte azil politik në SHBA ish kryetarin e Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi vetëm se nuk zbatonte urdhërat politik të tij.
Sali Berisha theksoi me shqetësim se prokurorja Enkeleda Millonai kishte sekuestruar dosjen dhe kishte shtrirë hetimet deri në vitin 1939, ndërsa ngriti pretendime për hetime me ndikim politik dhe ngritje dyshimesh dashakeqe. Mes qindra pikave të errëta, dosja korrupsionit me ish Klubin Partizani, ka 3 kolona.
1- Paraardhësit e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, janë shpronësuar një herë në vitin 1939 nga italia fashiste për zgjerimin e aeroportit. Dokumentet gjenden për të gjitha pronat kufitare, por jo pronën në fjalë, ndërkohë që Arkivi i Shtetit është drejtuar nga babai i Jamarbër Malltezit, i cili ka dyshime të forta se ka zhdukur dokumentin e shpronësimit vetëm për sipërfaqen ku sot i biri ka ngritur kullat.
2- Jamarbër Malltezi ishte trashëgimtar i pretenduar që i takonin vetëm 140 m2 tokë. Duke përdorur pushtetin e vjehrrit kryeministër, si garanci për kthimin (grabitjen) e pronës, arriti t’u marrë ‘ish pronarëve’ 33 % të pronës. 3. Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha kishin vetëm 39 mijë euro para të ligjshme, pranuar publikisht nga vetë Argita.
Me vetëm 39 mijë euro, Jamarbër Malltezi ka ngritur 19 kulla mbi pronën publike të tjetërsuar, ku është pronar me 35-50 %. Ku i gjetën paratë? Është kjo pyetje që rrezikon pozitat e Jamarbër Malltezit, duke e veshur me përgjegjësi penale për pastrim parash. Berisha është i vetëdijshëm se këto fakte do t’ia çojnë dhëndrin drejt prangave.
Edhe Arjana Fullani, Adriatik Llalla dhe Gjin Gjoni po të ishin pjesë e drejtësisë, do ta kishin të vështirë të ‘lanin duart’ me këtë dosje. Megjithatë, Berisha ka nisur të sulmojë prokuroren Enkeleda Millonai për hetime politike. Zonja prokurore ka kërkuar arrestimin e ish ministrave dhe ish zëvendëskryeministrave të pushtetit.
Sipas logjikës së Berishës, Millonai duhet të ishte frymëzuar nga opozita për të goditur korrupsionin në krahun e qeverisë. I vetmi sens në këto pretendime dhe akuza të Berishës do të ishte një skenar i dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për të kërkuar azil në Gjermani, vend në të cilin është vendosur që kur hetimet e SPAK për ish Klubin Partizani kanë avancuar”, përfundon shkrimin gazetari Doçi.
Berisha i alarmuar nga arrestimi i familjarëve të tij
Frika e Sali Berishës “i lexohet në ballë”. Këtë ai po e tregon prej disa ditësh në çdo televizion që i jep hapësirë, se fëmijët e tij mund të përfundojnë në burg. Berisha kërkoi në emisionin e Alba Alishanit që SPAK të hetojë çdo vendim të marrë prej tij që nga viti 1990.
Ai deklaroi se do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, por edhe të fëmijëve të tij. Pra në një farë mënyre nënkupton dhe shantazhe, por edhe pazare ndaj SPAK. Ai deklaroi se do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, por edhe të fëmijëve të tij.
“E theksova dhe e theksoj, e ftova dhe e ftoj të rishikojë çdo akt, çdo firmë, çdo vendim të Berishës nga viti 1990 e deri më sot. Unë jam i vetmi politikan në Shqipëri që keni dëgjuar të thonë se marr përgjegjësinë e plotë për fëmijët e mi. Fëmijët e mi janë të martuar, mund të them që janë në punën e tyre, unë në punën time, kam thënë se mbaj përgjegjësi të plotë për çdo cenim të interesit publik që kanë bërë sa isha unë në pushtet”, theksoi ish-kryeministri./Elmas Bogdani