osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Jam vetëm dhe kam frikë…!”, letra e të moshuarës që po përlot të gjithë

“Jam vetëm dhe kam frikë…!”, letra e të moshuarës që po përlot të gjithë

Zhvillimi i teknologjisë, dëshira për të kërkuar një mundësi më të mirë jetese dikund tjetër, por edhe ritmi frenetik i jetës së përditshme po na bën gjithnjë e më shumë asocialë. Dhe sigurisht që këtë e vuajnë më së shumti personat e moshës së tretë, të cilët janë të detyruar të mbyllin jetën në vetmi, larg familjarëve që i kanë braktisur dhe miqve të cilët në rastin më të keq mund të kenë ndërruar jetë.

Por nevoja për t’u ndjerë e mbrojtur, për të patur dikë pranë është ajo që çoi një grua të moshës 90-vjeçare, të quajtur Wanda t’i shkruante fqinjës së saj Marleen Brooks.

Letra emocionuese nis me këto fjalë : ‘’ E dashur zonja X! Do të donit të bëheshit shoqja ime ? Jam 90 vjeç dhe jetoj vetëm pasi të gjithë miqtë e mi kanë vdekur. Ndihem kaq e vetmuar dhe kam frikë. Lus që dikush të më përgjigjet .’’

Kjo letër jo vetëm që përloti fqinjen e re, e cila nuk nguroi aspak që t’i shkonte pranë dhe të bëhej mikja e saj, por do të bënte xhiron e web-it pasi u publikua në redaksinë Frank Somerville KTVU dhe pati me dhjetëra mijë shpërndarje në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Ëanda, gruaja 90 vjeç është nënë e tre fëmijëve, një prej të cilëve ka humbur jetën si pasojë e kancerit vitin e shkuar, kurse dy djemtë e tjerë e kanë braktisur plotësisht duke e detyruar të jetoj mes izolimit dhe vetmisë. Sipas studimeve të fundit të bëra nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), të moshuarit që jetojnë vetëm rrezikojnë me 42% të vdesin më herët se bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë me familje.