Arijon Ibrahimovic është rikthyer në Serie A dhe do të vazhdojë karrierën te Lazio për pjesën e mbetur të këtij sezoni. 19-vjeçari është transferuar në huazim nga skuadra e Bayern Munich.
Pas kalimit te Lazio, Ibrahimovic ka folur për faqen zyrtare të Lazios. Futbollisti shprehet shumë i lumtur për këtë aventurë, ndërsa pranon edhe që me Hysajn do të merren veshë mirë, pasi janë të 2 shqiptarë.
“Lazio? Tashmë kam njohur disa lojtarë edhe pse jo personalisht, si Hysaj, pasi të dy kemi origjinën e njëjtë, jemi të dy shqiptarë.
Unë kam luajtur tashmë në Itali dhe në Serie A me Frosinonen, di shumë për Italinë. Kampionati është i mirë. Jam shumë i lumtur që jam sërish këtu në Serie A.
Idhulli? I pëlqyeri im është padyshim Ibrahimovic, por edhe Cristiano Ronaldo. Megjithatë, në vendin e parë është gjithmonë Zlatani, më i madhi.
Pritja? Jam shumë mirënjohës dhe i gatshëm për këtë aventurë të re. Pashë disa ndeshje të Lazios. Kur mbërrita në aeroport ishin disa tifozë që më pritën. Ishte e mrekullueshme dhe më bëri të ndihem rehat këtu. Qendra sportive është shumë e mirë. Mezi pres të filloj”, ka përfunduar 19-vjeçari.