Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa i ka zhgënjyer të gjithë fansat e saj me veprimin e fundit. Ylli ndërkombëtar ka publikuar një video në rrjetet sociale ku dëgjohet teksa thotë se është nga Londra.
“Përshëndetje! Unë jam Dua Lipa, këngëtare dhe tekst shkruese nga Londra”, dëgjohet të thotë këngëtarja, gjë që u ka rënë në sy shumë ndjekësve.
Komentet kanë vërshuar dhe shumë shqiptarë e kanë kritikuar për faktin se këtë herë Dua preferon të thotë se është nga Londra dhe jo nga Kosova siç ka bërë gjithmonë.
“Zhgënjim, je nga Kosova”- shkruan njëri.
“Nga Londra? Ti je nga Kosova,”- komenton dikush tjetër në statusin e këngëtares.
24-vjeçarja është përmendur gjithmonë për faktin se krenohet me prejardhjen e saj shqiptare dhe për postime me shqiponjën dykrenare. Por këtë radhë, Lipa ka vendosur të prezantohet me vendin ku u rrit, Londrën.