Kreu i PD, Lulzim Basha ka ashpërsuar gjuhën sot në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Në mbledhje ka pasur debate të forta mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës, ku është folur për ‘Foltoren’.
Ky i fundit, sipasa asaj qe shkruan Syri tv, ka deklaruar se ‘di të sillet edhe ndryshe’, pasi rrjedh ‘jo vetëm nga familja Basha, por edhe nga Hotët, të cilët shquhen edhe për gjëra të tjera’.
Pjesë nga debati
Flutura Açka: E keni devijuar bisedën te z.Berisha. Unë jam me PD dhe s’jam as me Bashën dhe as me Berishën. A është Berishizmi e ardhmja e PD-së?
Lulzim Basha: Nuk i jam përgjigjur Berishës në ‘Foltore’, sepse nuk dua të hedh poshtë mundin e demokratëve. Po vetëpërmbahem për të treguar maturi, sepse po qe për t’ju kundërpërgjigjur, unë rrjedh nga një familje si nga Bashët dhe Hotët, që shquhemi edhe për gjëra të tjera.
Plani i Berishës është që të marrë PD-në dhe ta bunkerizojë për interesa personale, për shkak të vendimit të SHBA-ve. Unë jam i vendosur më shumë se kurrë për mos ta lejuar këtë gjë./CNA.al