Fëmija i Princit Harry dhe Meghan Markle lindi mëngjesin e sotëm dhe është djalë. Bebi ka linduar rreth orës 5:26 të mëngjesit dhe peshon pak më shumë se 3.2 kg. Konfirmimi i lajmit erdhi me një post në faqen zyrtare Instagram të Dukës dhe dukeshës së Sussex.
“Foshnja mbretërore” dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. I porsalinduri është princi i parë me gjak afrikano-amerikan nga familja Windsor.”- shkruhet në njoftim.
Princ Harry ka folur për mediat e huaja dhe duket mjaft i lumtur, ai shprehet se: “Unë jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se Meghan dhe unë jemi bërë prindër këtë mëngjes, të një fëmije shumë të shëndetshëm.
Jam tepër krenar për gruan time, dhe se si një grua mund të bëjë atë që bëni ju është përtej imagjinatës. Është diçka e jashtëzakonshme kjo eksperiencë, ne të dy ju jemi absolutisht mirënjohës për mbështetjen e të gjithëve ju, dhe jam në qiellin e shtatë” përfundoi Harry.
I porsalinduri, është princ i parë me gjak afrikano-amerikan nga familja Windsor, dhe i shtati në vijën e trashëgimisë për fronin britanik të Elizabetës II pas Charles, William dhe tre djemtë e tij, gjithashtu dhe vetë Harryt.
<